17/06/2021 , 0:48

Salianji: Ne jemi demokratë, nuk dorëzohemi kurrë

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ervin Salianji dha një deklaratë për mediat nga qyteti i Korçës ku u shpreh se nuk është i lumtur për rezultatin por mirënjohës për votat e qytetarëve të Korçës pavarësisht presionit, siç e cilësoi ai, nga pushteti abuzues.

“Do të donim më shumë. Padiskutim që kemi bërë përpjekje për të arritur rezultatin më të mirë. Jemi brenda pritshmërive dhe përtej pritshmërive që kemi vendosur si objektiv,” – tha Salianji.

Kandidati për deputet i PD-së falënderoi strukturat e Partisë Demokratike dhe qytetarët sepse, sipas tij, bënë të mundur një rezultat të munguar prek kohësh.

“Ne jemi demokrat, demokratët nuk dorëzohen kurrë. Ne do të vazhdojmë përpara për të bërë të mundur që PD të jetë fituese një orë e më parë,” – u shpreh Salianji.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin