Bota

Samiti i BE – A do t’i vendosen sanksione Turqisë? Erdogan: Ne nuk përkulemi ndaj kërcënimeve

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi sot se Turqia nuk do të përkulet ndaj kërcënimeve për mosmarrëveshjen me Greqinë dhe Qipron rreth pretendimeve detare në Mesdheun Lindor, ndërsa ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian u takuan në Bruksel për të diskutuar mbi këtë çështje.

Por, Erdogan u shpreh gjithashtu se Turqia donte negociata mbi pretendimet kontradiktore për shelfin kontinental dhe të drejtat për burimet e mundshme të energjisë.

Ministrat e BE do të vlerësonin bazat për sanksione kundër Turqisë. Drejtuesit e bllokut do të vendosin sot për kërcënimin e tyre, pasi Turqia dërgoi një anije kërkimi në ujërat e pretenduara nga Greqia.

“Në çështjen e Mesdheut Lindor, vendi ynë kurrë nuk përballet me tensionin, por me paqen, bashkëpunimin, ndershmërinë dhe zbatimin e drejtësisë. Rruga për këto shkon përmes negociatave të bazuara në respekt të ndërsjellë”, tha Erdogan, duke përsëritur një thirrje për një konferencë që përfshin të gjithë aktorët në rajon.

Sidoqoftë, Turqia nuk do të lejojë një “mentalitet pirat” të shfaqur nga vendet e tjera për ta kufizuar atë në një brez të ngushtë të ujërave bregdetare. “Ne nuk do të përkulemi para kërcënimeve dhe shantazheve … Ne nuk do të lejojmë ekspansionizmin imperialist”, tha ai.

Anadoly Agency sakaq pohon Erdogan ka deklaruar se një vend si Turqia që ka vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe, nuk mund të qëndrojë duke “shikuar nga tribuna” zhvillimet që ndodhin këtu.

“Ne kemi deklaruar qartë se nuk do të pranojmë planet dhe hartat që synojnë të kufizojnë vendin tonë me plazhet e Antalyas”, tha Erdo?an duke shtuar se: “Vendi ynë kurrë nuk favorizon tensione në çështjen e Mesdheut Lindor, por është për vendosjen e paqes, bashkëpunimit dhe drejtësisë”.

Tensionet u ndezën në gusht, kur Ankara dërgoi një anije studimi për të përshkruar perspektivat e shpimit të energjisë në ujërat e pretenduara gjithashtu nga Greqia. Ankaraja dhe Athina ranë dakord të rinisnin bisedimet mbi pretendimet e tyre kontestuese detare në shtator, duke i dhënë fund një ndërprerjeje 4-vjeçare.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version