Kronike

Samiti i paqes për Ballkanin Perëndimor

Organizata Botërore e Ambasadorëve të Paqes, mbajti këtë të shtunë Samitin e Tiranës. Kancelari i OBAP, ish deputeti Zef Shtjefni hapi samitin, ku në fjalën e tij falënderoi të gjithë personalitetet e shumtë të pranishëm në këtë aktivitet. Krahas ideve të shumta për një punë intensive përkrahë qeverive, Shtjefni propozoi që në kurrikulat shkollorë, të futet edhe libri me shumë vlera i ambasadorëve të paqes.

Kancelari europian i kësaj organizatë, Giuseppe Prete, tha se do të punohet përkrah të gjitha qeverive për arritjen dhe stabilitetin e paqes në Ballkan.

Ambasadori i Ukrainës, Volodymir Shkurov, foli për situatën e rëndë në shtetin e tij amë, terrorin e tmerrshëm dhe gjenocidin rus. Ai vlerësoi rezistencën heroike të popullit dhe ushtrisë ukrainase, deri në çlirimin e plotë të vendit nga pushtuesit rus.

Më tej në këtë samit, fjalën e morën edhe ambasadorët e paqes të Bosnjës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Kosovës, të cilët shprehën problemet dhe folën për punën konkrete të secilit prej tyre në vendet ku ata ushtrojnë misionin e tyre si ambasador të paqes.

 

TRENDING

Exit mobile version