Aktualitet

Samiti paralizon edhe ajrin/ Aeroporti del me njoftim të rëndësishëm

TIRANË- Tirana International Airport ka shpërndarë një mesazh të rëndësishëm mëngjesin e sotëm për të gjthë pasagjerët që do të kalojnë nga pika kufitare e Rinasit. Në kuadër të masave të marra për samitin Bashimi Europian – Ballkani Perëndimor që do të mbahet ditën e sotme në Tiranë, disa rrugë janë të pakalueshme, ndaj dhe sugjerohet kalimi tek të tjera.

NJOFTIMI I PLOTË:

TIA njofton se: -Për drejtuesit e mjeteve që vijnë nga veriu, me destinacion aeroportin e Rinasit, rrugëkalimi do të bëhet nga aksi “Fushë Prezë – Rinas”; -Për drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Durrësi, me destinacion aeroportin e Rinasit, rrugëkalimi do të bëhet nga aksi “Vorë- rruga e vjetër e Fushë Krujës”; – Për drejtuesit e mjeteve që vijnë nga juglindja, me destinacion aeroportin e Rinasit, rrugëkalimi do të bëhet nga aksi “Elbasan – rrethrrotullimi TEG-ut- unaza lindore- Paskuqan -Kamëz- kryqëzimi i Valiasit- Rinas”.

Sot Tirana pret samitin BE-Ballkani Perëndimor, ku do të marrin pjesë 27 liderë të Bashkimit Evropianë si dhe një numër prej 32 delegacionesh mike. Samiti i BE-Ballkani Perëndimor zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, në një klimë të tensionuar politike, ku opozita ka paralajmëruar se po sot do të zhvillojë një protestë për të treguar se kush është qeveria. Ndërkohë që në samit do të diskutohet lufta në Ukrainë,  migracioni, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar si edhe përforcimi i sigurisë. Samiti do të kulmojë me një konferencë të përebashkët të kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe presidentes së KE, Ursula Von Der Leyen.

TRENDING

Exit mobile version