Kosova

Sanduloviç tregon autostradën e dinarit/ Fundi i pasurimit të kriminelëve të Listës Serbe

Kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, Nikola Sanduloviç, ka deklaruar se shuma e dinarëve që Serbia ka dërguar në Kosovë eshte ne vlerë prej rreth 800 milionë eurosh dhe me të cilat më nuk do të pasurohen Radoiçiç, Veselinoviç, Rakiç dhe kriminelë të tjerë nga Lista Serbe.

Sanduloviç, i cili kohë më parë u rrah brutalisht nga BIA serbe, duke folur për ndalimin e dinarit serb në Kosovë ka shtruar disa pyetje.

“A është e vërtetë se problem ishin dinarët që i dërgoheshin Kosovës nga buxheti i Serbisë, pa asnjë kontroll nga institucionet e Kosovës? – ka pyetur Sanduloviç.

Më tej ai gjithashtu, ka pyetur se “a është e saktë kjo shumë dhe a shkuan ato para tërësisht për të ndihmuar komunitetin serb?”

Më fund Sandulovic ka pyetur se “kush nga Lista Serbe dhe përfaqësuesit e komunitetit serb në Kosovë kanë pasur në dispozicion atë shumë miliona dinarësh dhe si i kanë shpërndarë? Kujt dhe sa?”.

Nga ana tjetër, Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës për operacione me para të gatshme, e cila ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, është kritikuar nga faktori ndërkombëtar, që ka argumentuar se vendimi është marrë pa konsultime paraprake.

Ndërkombëtarët i kanë kërkuar Kosovës që të shtyjë zbatimin e rregullores, duke thënë se duhet më shumë kohë për adaptimin e komunitetit serb me vendimin.

Qeveria e Kosovës ka thënë se përgjatë shkurtit do të ketë një fazë tranzitore për këtë vendim dhe serbët do të informohen më mirë për të.

TRENDING

Exit mobile version