Rajon

Sanksionet e Serbisë dhe Kosova, shqetësohet Kremlini

Vendimi i presidentit serb Aleksandër Vuçiç për tu rreshtuar krah Perëndimit përsa i përket propozimit franko gjerman për marrëveshjen për çështjen e Kosovës dhe mundësia e rreshtimit të ri të Beogradit në lidhje me sanksionet e Bashkimit Europian, duket se po shqetësojnë jashtë mase Rusinë, teksa dihen marrëdhëniet e forta mes Moskës dhe Beogradit. 

“Kremlini e kupton se lidershipi i Serbisë është nën presion dhe vlerëson qëndrimin e presidentit Aleksandër Vuçiç, duke shpresuar në përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve” –  u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një reagim ndaj deklaratës së presidentit serb se ndoshta do të duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

“Ne e kuptojmë plotësisht presionin e paprecedentë të Perëndimit kolektiv mbi udhëheqjen serbe, koston dhe përpjekjet që ishin të nevojshme që udhëheqja serbe t’i rezistonte këtij presioni deri më sot,” tha Peskov. 

Ai gjithashtu vuri në dukje se Rusia ushqen marrëdhëniet e saj me Serbinë dhe se, siç tha ai, ato kanë “rrënjë të thella historike, kanë një të tashme jashtëzakonisht domethënëse dhe Kremlini është i bindur për perspektiva të mëdha për të ardhmen”.

TRENDING

Exit mobile version