Aktualitet

Sauk-Teg- 157 km/h deri në 190 km/h.

Sauk-Teg- Kontroll me Radar , për të parandaluar aksidentet rrugore qe vijne si pasoje e shpejtesise mbi normat e lejuara.
Kontrolle edhe në të gjitha rrugët e Tiranës me dragera për të parandaluar ngjarjet rrugore që shkaktohen si pasojë e drejtimit të mjeteve nën efektin e apo në gjendje të dehur.
rregjistron 157 km/h deri në 190 km/h në një rrugë ku shpejtësia maksimale e lejuar ështe 90 km/h, shpejtesi për , por kurrsesi për të udhetuar i sigurtë për veten dhe të tjeret në rruge.
shënon 1.18 mg/l alkool në frymëmarrjen e një drejtuesi mjeti !
Prej orës 20:00 e deri në këto momente, janë 13 leje drejtimi, për shpejtësi që varionin nga 157 km/h deri në 190 km/h.
Dhe 9 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionin nga 0.34 mg/l deri në 1.18 mg/l.
Dy drejtues mjetesh janë vënë në pranga deri në këto momente për drejtim mjeti në gjendje të dehur që varionin nga 0.96 mg/l deri në 1.18 mg/l.
Gjithashtu janë vendosur 2 gjoba maksimale, me nga 30 mijë lekë të reja secila për abuzim me shpejtësinë për drejtues mjetesh rezident në nje nga vendet e BE-së.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin në timon, kujdesuni për jetën tuaj dhe të përdoruesvë te tjetër të rrugës. Të fluturosh në rrugë me 190 km/h apo në gjendje tejet të dehur ke cënuar rëndë sigurinë e jetës në rrugë.
Policia Rrugore me radarë e dragera është prezente kudo, jo për të shtuar numrin e gjobave por për të parandaluar kërcënimin e jetës në rrugë nga këta drejtues mjetësh që abuzojnë me rregullin dhe normat e sjelljes në rrugë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version