Aktualitet

Sazan Guri tregon takimin me gruan e videos së Safet Gjicit

Aktivisti Sazan Guri ka rrëfyer takimin me gruan që bëri videon me ish-kryetarin e bashkisë së Kukësit, Safet Gjicin. Sazan Guri tregoi se ai ndodhej në një restorant në Durrës së bashku me nusen e tij, ku ka takuar vetëm një herë gruan e përfshirë në videon intime. Ai tha në emision se i kishte dhuruar librin “Psikologjia e qenit”, që jepte ide se si të bashkëpunohet me krerët e bashkive në vend për trajtimin e qenve të rrugës. Nuk kisha ndërmend të flisja për këtë çështje, por pashë sot se si një gazetar, meqë pyeti dhe unë i thashë që po i kam dhënë një libër që ka ide, por ai e ka shkruar sikur i kam dhënë një projekt të falur. Atë vajzën e kam takuar vetëm një herë, më ka ardhur me një kushëririn tim që kishte një tokë në Durrës. Ai libër, “Psikologjia e qenit” ka tre vjet që kur nisën problemet në bashkinë e Pogradecit me qentë e rrugës, dhe aty thuhet se si hyhet në diskutim me kryetarët e bashkive në Shqipëri. Kjo erdhi dhe mori librin, ndërsa isha në një restorant në Durrës me nusen time dhe nuk e kam parë më. Unë sugjeroja që ushqimet që mbeteshin nga njerëzit në kompleksin turistik, t’u jepeshin qenve të rrugës”, tha Sazan Guri.

TRENDING

Exit mobile version