Kanë kaluar shtatë vjet nga aksidenti i rëndë që pësoi Michael Schumacher ndërsa bënte ski në Meribel, në Alpet Franceze. Një goditje fatale i shkaktoi dëmtime serioze në tru. Informacionet mbi gjendjen e tij shëndetësore kanë qenë me pikatore, pasi familja e tij ka bërë gjithçka për të ruajtur konfidencialitetin.
Shtatë vjet më vonë, dihet pak për të mos thënë aspak në lidhje me gjendje e tij të vërtetë. Familja ka qëndruar larg vëmendjes së shtypit dhe lajmi i vogël që del vjen nga njerëz jashtë bërthamës së familjes Schumacher.
Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 po përballet çdo ditë, që nga 29 dhjetori 2013, me betejën e tij më të vështirë. Ai që duhej të ishte një pushim familjar u kthye në një dramë. Piloti ra ndërsa bënte ski, duke goditur kokën në një shkëmb. Aksidenti shkaktoi dëmtime nga të cilat kampioni gjerman po përpiqet të shërohet edhe sot.