Aktualitet

Detajet/ Tentuan të vjedhin në një biznes, arrestohen 2 vëllezërit

Policia e Fierit, ka në arrestuar në flagrancë dy vëllezër, pasi u kapën duke vjedhur një biznes.

Mbrëmjen e djeshme, vëllezërit A. M., 28-vjeç dhe B. M., 2- vjeç, janë kapur nga policia teksa po tentonin të thyenin derën e një biznesi.

Policia sekuestroi  mjetet (levë dhe kaçavidë) që po përdornin ata, për të thyer derën e biznesit.

Të arresturit kishin precedentë të mëparshëm penal në ngjarje të ngjashme.

Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

TRENDING

Exit mobile version