NTV
No Result
View All Result
25/02/2021 , 15:02
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
25/02/2021 , 15:02
NTV
No Result
View All Result
Home Politike

“S’do lejojmë kurrën e kurrës që Feto të na helmojë”, zyrtari turk në Tiranë: Do çojmë në 1 mld shkëmbimin tregtar, gati Konsullata Turke në Vlorë!

by Ballhysa
04/02/2021 , 12:05
“S’do lejojmë kurrën e kurrës që Feto të na helmojë”, zyrtari turk në Tiranë: Do çojmë në 1 mld shkëmbimin tregtar, gati Konsullata Turke në Vlorë!
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Asamblesë së Turqisë, Mustafa Sentop, ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri, vizitë të cilën e ka nisur me një takim me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Pas takimit me Ruçin, Sentop tha gjatë një konference për shtyp se marrëdhëniet mes dy vendeve ndodhen në nivele të larta dhe vijon bashkëpunimi për t’u çuar ato akoma më lart.

Në fjalën e tij, zyrtari turk vuri theksin te organizata terroriste Feto, duke thënë se Turqia nuk do të lejojë kurrën e kurrës që kjo organizatë tinëzare të ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve. Më tej, Sentop u shpreh se kanë përfunduar procedurat për hapjen e Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Vlorë, që do të zhvillojë më tej turizmin jugor të Shqipërisë.

“Ju kam sjellë përshëndetjet më të përzemërta të 83 milionë turqve dhe Presidentit Erdogan. Ndjej kënaqësi që ndodhem në Shqipëri, bashkë me delegacionin tim, në përgjigje të ftesës që më ka bërë kryetari i Kuvendit, Ruci. Falënderoj z.kryetar për mikpritjen dhe vëmendjen e veçantë që tregoi ndaj meje dhe delegacionit që kryesoj. Me Shqipërinë ndajmë një histori rrënjësore dhe një kulturë të përbashkët. Në fakt ne kemi shumë vlera dhe personalitete të përbashkët, mes të cilëve edhe arkitektin e Xhamisë Blu, apo rektorin e Universitetit të Stambollit, poetin kombëtar të Turqisë. Kemi Sami Frashërin, i pari që ka bërë punime për enciklopedinë turke. Kemi shumë personalitete të tilla të rëndësishme të përbashkëta. Marrëdhëniet tona dypalëshe po ecin në një nivel të mrekullueshëm, që i shkon për shtat miqësisë sonë historike dhe marrëdhënieve tona aleate. Sot në takimin që pata me z.kryetar, kokë më kokë dhe mes delegacioneve, realizuam bashkëbisedime shumë të rëndësishme dhe të dobishme. Këto marrëdhëniet dypalëshe dhe marrëdhëniet parlamentare ne i trajtuam në të gjitha dimensionet e tyre. Sot do të kem mundësi dhe rastin të takoj edhe Presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama. Sic jeni në dijeni, gjatë vizitës së z.Ramës në Turqi, 6-7 janar, marrëdhëniet tona dypalëshe u ngritën në nivelin e bashkëpunimit strategjik. Zyrtarizimi i këtij partneriteti strategjik do të ngrejë në nivele më të larta bashkëpunimet në të gjitha fushat. Gjatë vizitës së z.Rama u ra dakord për ndërtimin e spitalit në Fier. Punimet për ndërtimin e këtij spitali po vazhdojnë pa ndërprerje.

Gjatë takimit që patëm me z.kryetar unë fola dhe për aktivitetin e organizatës terroriste Feto. Ashtu si në vende të ndryshme të Ballkanit, kjo organizatë terroriste është prezente edhe në Shqipëri. Kjo organizatë Feto është një organizatë që shkoi deri aty, sa të bombardojë edhe parlamentin e Turqisë, që ishte në seancë plenare. Në Turqi kjo organizatë është eliminuar në masë të madhe. Por, nuk është vetëm Turqi objektivi i kësaj organizate terroriste tinëzare e nivelit ndërkombëtar. Kjo organizatë, ky grup terrorist, për të realizuar qëllimet e veta, e maskon aktivitetin me institucione arsimore, në shëndetësi, media e shoqata të ndryshme. Të gjitha vendet ku ajo vepron përbën një rrezik për sigurinë e atyre vendeve. Por dua të them që ne nuk do ta lejojmë kurrën e kurrës që kjo organizatë terroriste të helmojë marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare përbëjnë një dimension të rëndësishëm të marrëdhënieve tona dypalëshe. Momentalisht shkëmbimet tregtare mes dy vendeve tona janë rreth 500 milionë euro. Investimet turke në Shqipëri kapin vlerën e rreth 3.5 miliardë dollarë. Jemi të vendosur për ta ngritur këtë shkëmbim tregtar në nivelin e 1 miliard dollarëve brenda disa viteve. Kemi dëshirë dhe synojmë t’i rrisim e zgjerojmë investimet tona në Shqipëri, në veçanti në sektorin e turizmit. Kanë përfunduar procedurat për hapjen e Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Vlorë dhe kështu do të kemi një kontribut në zhvillimin e turizmit në jugun shqiptar. Uroj që kjo vizitë të jetë e dobishme dhe të japë rezultate në dobi të interesit të marrëdhënieve tona”, deklaroi kreu i Asamblesë së Turqisë.

Tags: kryesoreShqipëriTurqi

Related Posts

Yuri Kim takon Bashën: Theksova që SHBA pret kandidatë të pastër nga partitë
Politike

Yuri Kim takon Bashën: Theksova që SHBA pret kandidatë të pastër nga partitë

25/02/2021 , 15:01
Tomorr Alizoti drejtues qarku i PD në Berat, zyrtarizohet Xhelal Mziu për Dibrën
Politike

Taksa e sheshtë 9% e PD, ekspertët Xhepa e Malaj: Sjell lehtësi fiskale. Rrit investimet, të ardhurat në buxhet e punësimin

25/02/2021 , 14:24
Basha vjedh këngën e Dua Lipës për të sharë Ramën, detyrohet ta heqë nga Instagrami
Politike

Basha vjedh këngën e Dua Lipës për të sharë Ramën, detyrohet ta heqë nga Instagrami

25/02/2021 , 14:20

Recent Posts

  • Yuri Kim takon Bashën: Theksova që SHBA pret kandidatë të pastër nga partitë
  • Aksident në Elbasan/ Makina përplaset me furgonin, aksidentohet këmbësori
  • Humb jetën punonjësi në kantierin e aeroportit të Kukësit, detajet e para
  • Shtyhet për në 4 mars seanca disiplinore e KLGJ për veprimet e gjyqtares Enkelejda Hoxha
  • U kap në Morinë me ‘Benz’-in e vjedhur në Suedi, arrestohet 23-vjeçari

Kategorite

  • Aktualitet (1,934)
  • Bota (1,926)
  • DOSSIER (16)
  • Ekonomi (237)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (121)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (296)
  • Kronike (702)
  • kryesore (3)
  • Kulture (57)
  • LAJMI I FUNDIT (95)
  • Lifestyle (651)
  • MEMORIE (29)
  • Moti (117)
  • OPINION (41)
  • Pinknews (1,305)
  • Politike (904)
  • Rajon (173)
  • REAGIM (119)
  • Shendeti (433)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (73)
  • Sport (392)
  • Videonews (370)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!