Bota

Seks dhe vrasje në Vatikan

“Vatican Girl” është seriali më i fundit i një dokumentari me tematike krimi në Netflix, ku eksplorohet zhdukja e pazgjidhur prej 39 vitesh e vajzës së vogël Emanuela Orlandi. Ishte 22 qershor 1983 kur ajo nuk u kthye më në shtëpi. Zhdukja e saj shkaktoi një furi të madhe mediatike në Itali dhe tani çështja është kthyer në qendër të vëmendjes falë Netflix. Seriali me katër pjesë i Mark Lewis, eksploron teoritë e shumta konspirative që rrethojnë rastin. A ishte i përfshirë Vatikani? A e dinte Papa? Ishte krim i organizuar? Bandat? Terrorizmi?

Në serialin e Netflix, teoria se Vatikani mund të jetë i përfshirë në zhdukjen e saj është eksploruar me shumë detaje. Aty pretendohet se elita e Vatikanit është e vetmja që e di të vërtetën. Gjithashtu hidhet dritë mbi pretendimin se ajo ishte rrëmbyer nga një anëtar i policisë së Vatikanit për argëtim seksual dhe se në krim ishin të përfshirë zyrtarë të ambasadave të huaja.

Për më shumë se 30 vjet, Vatikani është përballur me akuza nga autoritetet italiane se nuk po bashkëpunon plotësisht me hetimet. Një peticion drejtuar Papa Benediktit XVI, me kërkesën për hetim për zhdukjen e Orlandit, me më shumë se 100,000 nënshkrime, ka mbetur ende pa përgjigje.

TRENDING

Exit mobile version