Politike

Sekuestrimi i vilës së ish-zv.kryeministrit, bashkëjetuesja e Ahmetajt: U cënua…

Prokuroria e Posaçme në kuadër të hetimeve që po kryen për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetajn, ka vendosur nën sekuestro një vilë, e cila ndodhet në një kompleks rezidencial në Palasë, vilë e cila rezulton në pronësi të bashkëjetueses së Ahmetajt, Erjola Hoxha.

Ditën e sotme, Hoxha ka apeluar vendimin duke pretenduar se ende nuk është marrë asnjë vendim në lidhje me fajësinë e ish zëvendëskryeministrit, e për pasojë është shkelur parimi i prezumimit të pafajësisë.

Në kërkesën për apelimin e vendimit, thuhet se si pasojë e një vendimi të tillë, zonja Hoxha dhe djali i saj 2-vjeçar janë detyruar të largohen nga banesa, ndërsa janë sekuestruar edhe sendet e luajtshme që ndodheshin në vilë.

TRENDING

Exit mobile version