Kosova

Serbët largohen nga institucionet e Kosovës

Kreu i Listës Serbe dhe ministri në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiç, pasi ka thirrur një takim të përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës në veri të vendit, u ka propozuar serbëve të largohen nga institucionet, duke filluar nga ai personalisht dhe duke përfunduar me serbët në vetëqeverisjen lokale, prokurori, gjykata, polici dhe të gjitha institucionet e tjera. Shkak I gjithë kësaj, sipas tij është bërë pushimi nga puna i drejtorit rajonal të policisë në Mitrovicë të Veriut, Nenad Gjuriç, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë përsa i përket targave.

Rakiç shtoi se për çështjen ka biseduar edhe me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak

Kreu i Listës Serbe u shpreh se ata më herët u bashkuan me institucionet e Kosovës, sepse ishte pjesë e marrëveshjes së Brukselit, por duke pasur parasysh se Prishtina nuk e respekton atë që është nënshkruar, Prishtina zyrtare nuk mund të shkel çdo marrëveshje pa asnjë pasojë

TRENDING

Exit mobile version