NTV
No Result
View All Result
19/02/2021 , 16:59
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
19/02/2021 , 16:59
NTV
No Result
View All Result
Home Rajon

Serbët me 8 milionë doza…mund të zgjedhin vaksinën që duan

Kryeministrja serbe tha se do të ketë numër të mjaftueshëm të vaksinave, sepse sipas saj, Serbia ka marrëveshje për tetë milion vaksina që mund të vaksinojnë katër milion qytetarë

by Cuci
11/01/2021 , 9:07
Serbia dërgon vaksina anti-Covid në Mitrovicë, reagon Kosova…
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të hënën Serbia e lëshon në funksion një sistem online të regjistrimit për vaksinim, përmes së cilit qytetarët do të kenë mundësi të regjistrohen për imunizim ndaj COVID-19, por edhe të zgjedhin se cilën vaksinë dëshirojnë ta marrin. Serbia është furnizuar me vaksinën e kompanive perëndimore Pfizer/BioNtech si dhe me atë ruse Sputnik-V. Ky vend planifikon të furnizohet edhe me vaksinën kineze kundër koronavirusit.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, shpjegoi se përcaktimi i qytetarëve se, me cilën vaksinë dëshirojnë të imunizohen, do të ndihmojë autoritetet në “planifikimin e nevojave të mëtejshme në sistem dhe përfshirjen e të dhënave në planin e vaksinimit masiv”.

“Nga nesër (11 janar), aplikimi do të fillojë përmes portalit eUprava, ku të gjithë qytetarët do të jenë në gjendje të shprehin dëshirën e tyre për t’u vaksinuar dhe nga e enjtja (14 janar), ai aplikim do të jetë i mundur edhe përmes telefonit”, tha Bërnabiq.

Kryeministrja serbe tha se do të ketë numër të mjaftueshëm të vaksinave, sepse sipas saj, Serbia ka marrëveshje për tetë milionë vaksina që mund të vaksinojnë katër milion qytetarë. Vaksinat kundër koronavirusit merren me dy doza.

“Institucionet përkatëse kineze kanë miratuar eksportin e vaksinës ‘Sinofarm’ në Serbi. Ne po marrim gjithashtu 18,525 vaksina shtesë nga Pfizer dhe ne presim 500,000 doza të vaksinës Sputnik-V”, tha Bërnabiq pasi ishte prezente në vaksinimin e punëtorëve në një klinikë mjekësore universitare.

“Shpresoj se do të jemi në gjendje të përfundojmë vaksinimin deri në maj ose qershor. Nëse kemi sukses, ne do të jemi një nga vendet e para që do ta përfundojmë atë në Evropë”, tha Bërnabiq.

Nga kontinenti evropian, vetëm Serbia dhe Bjellorusia janë furnizuar me vaksinën ruse Sputnik-V.

Vetë Bërnabiq është vaksinuar me atë të kompanisë Pfizer, por, kryetari i Kuvendit, Ivica Daçiq dhe ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vullin janë imunizuar me vaksinën ruse.

Related Posts

Situata e Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Në 24 orët e fundit regjistrohen 8 viktima dhe 371 raste të reja
Rajon

BE dhe OBSH: 70 milionë euro për të mbështetur vaksinimin në Ballkan

19/02/2021 , 15:33
Serbia do të furnizohet me mbi 2 milionë doza të vaksinës Pfizer
Rajon

Serbia do të furnizohet me mbi 2 milionë doza të vaksinës Pfizer

19/02/2021 , 15:32
Situata e Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Në 24 orët e fundit regjistrohen 8 viktima dhe 371 raste të reja
Rajon

Situata e Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Në 24 orët e fundit regjistrohen 8 viktima dhe 371 raste të reja

18/02/2021 , 18:14

Recent Posts

  • Shqiptari që jeton prej vitesh larg Shqipërisë në Filipine / Djathi i bardhë e rakia më mungojnë (FOTO)
  • BE dhe OBSH: 70 milionë euro për të mbështetur vaksinimin në Ballkan
  • Jemi rritur me zerin e tij! I ftuar special per NTV TELEVIZION “Poeti dhe interpretuesi Agim Xheka ” na kthen pas ne kohe, me disa nga vargjet mbreslenese te Naim Frasherit
  • Serbia do të furnizohet me mbi 2 milionë doza të vaksinës Pfizer
  • Studimi izraelit – Vaksina Pfizer Biontech jo vetëm mbron nga koronavirusi por dhe ndalon përhapjen

Kategorite

  • Aktualitet (1,869)
  • Bota (1,855)
  • DOSSIER (15)
  • Ekonomi (232)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (116)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (289)
  • Kronike (636)
  • kryesore (1)
  • Kulture (55)
  • LAJMI I FUNDIT (95)
  • Lifestyle (605)
  • MEMORIE (27)
  • Moti (114)
  • OPINION (40)
  • Pinknews (1,173)
  • Politike (763)
  • Rajon (170)
  • REAGIM (115)
  • Shendeti (419)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (72)
  • Sport (370)
  • Videonews (353)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!