Kosova

Serbët, ZEZAKET e Perëndimit dhe lobimi me para i shqiptarëve, sipas gazetares Smajloviç

“Mbulimi i Serbisë nga mediat perëndimore nuk mund të krahasohet me situatën e viteve 1990 për Kosovën, por vëren se “formula e vjetër” mbetet dhe se qëndrimi i përgjithshëm nuk ka ndryshuar, pavarësisht se Serbia dhe çështja e Kosovës nuk janë më në krye të agjendës së Perëndimit” – kështu është shprehur gazetarja serbe Liljana Smajlović, dhe sipas saj, formula e vjetër nënkupton dy gjëra.

“Ballkanizmi, pra ne jemi ballkanasit, popuj që shkojmë shpejt në regresion, në urrejtje shekullore, etj. Një konstante tjetër është se ‘serbët bënë gjenocid, ata janë maniakë gjenocidalë. Ne për Perëndimin jemi ‘zezakë’ dhe ky qëndrim i përgjithshëm nuk ka ndryshuar, pavarësisht se rrallë interesi duket se inkurajon ndonjë redaksi të interesohet për njerëzit në veçanti në Serbi dhe në përgjithësi në Ballkan” – deklaroi Smajlović duke shtuar se më së shpeshti ka fluks të parave të lobimit shqiptar apo boshnjak.

Për gazetaren serbe, edhe në rastet kur raportohet për Serbinë, është interesimi i madh i dikujt, si përshembull politikanes britanike Alicia Kearns.

“Unë do të thosha se ajo është arsyeja pse disa media britanike herë pas here kanë kritika të ashpra ndaj Serbisë. Sipas tyre, për gjithçka që ndodh në Ballkan, fajin e kanë serbët” – theksoi Smajlović duke shtuar se kjo tendencë vihet re edhe tek disa persona, profesorë, ekspertë të organizatave joqeveritare.

“Jasmin Mujanoviç, është shumë aktiv në Twitter, ato janë formulat më të thjeshtuara, të gjitha bardh e zi. Ai është burimi dhe mbështetësi i tezave shumë tezave të rreme, si psh se Serbia po blen një numër të madh të dronëve iranianë, kështu që ajo është e rrezikshme, mund të sulmojë Kosovën dhe tashmë po destabilizon edhe Bosnje Hercegovinën. Kurse kur bëhet fjalë për mediat amerikane, ato as nuk janë të interesuara për atë që po ndodh, përveç disa përballjeve me kundërshtarët politikë” – deklaroi gazetarja serbe.

“Trump në fakt nuk ka media, ai ka disa rrjete sociale, ku Richard Grenell është me shumë ndikim, dhe kjo është vërtet e dobishme për Serbinë, ndryshe nga çfarë po bëjnë tani “Biden dhe europianët” – potencoi Liljana Smajlović.

Ajo gjithashtu tha se përjashtim në mediat gjermane bën Mihael Martens, i cili siç u shpreh gazetarja, e njeh shumë mirë rajonin dhe gjuhën.

“Ai lexon çdo gjë dhe kudo që gjen ndonjë informacion, i fryn dhe i jep rëndësinë maksimale. Kështu ai dëshmoi se nuk është e vërtetë që serbët po largohen nga Kosova, dhe nëse ata po largohen, nuk është për shkak të presionit ndaj serbëve. Ai aktualisht po lufton tmerrësisht që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, dhe që asociacioni të mos jetë kusht” – theksoi Smajlović, sipas së cilës Martens është një nacionalist tipik gjerman, paksa i djathtë, “që i pëlqen të ketë kafshë shtëpiake, këto janë të preferuarat e tij në Ballkan”.

Smajloviç gjithashtu hoqi paralele me fillimin e viteve nëntëdhjetë, kur Gjermania donte të njihte Kroacinë dhe Slloveninë, por vendet e tjera nuk deshën.

“Francezët dhe anglezët ishin mjaft skeptikë, por Gjermania ishte në Mastriht, kur u krijua BE, ata bënë lëshime të ndryshme në mënyrë që Anglia dhe Franca të binin dakord për politikën gjermane në Ballkan. Pra, vetëm Gjermania u interesua vërtet, Franca dhe Anglia janë teorike, ishin më shumë në anën tonë, sepse dikur ishim aleatë, por sapo gjetën ndonjë interes të madh, na hodhën poshtë si krejtësisht të parëndësishëm. Diçka e ngjashme po ndodh sot” – deklaroi Liljana Smajlović, sipas se cilës, megjithatë mbulimi i mediave perëndimore në vitet nëntëdhjetë dhe kjo tani nuk mund të krahasohen.

“E dini kur mund të shihni se ka ndonjë interes dhe plan real të rëndësishëm? Kur ka lidhje me Kosovën si në vitin 2004, kur statusi ishte i pazgjidhur dhe politika e standardeve para statusit ishte e vlefshme. Kur pasuan një breshëri artikujsh dhe çdo javë botohej një artikull nga ndonjë ekspert, kundër Serbisë. Nuk ishte produkt i parave të shqiptarëve, edhe pse ndoshta paratë dhe lobimi shqiptar ndihmuan. Ishte vendim i Departamentit të Shtetit” – theksoi gazetarja serbe.

TRENDING

Exit mobile version