Rajon

Serbi – “Vuçiç dhe familja e tij do të kenë fund tragjik”

Mediat serbe kanë publikuar një deklaratë nga ish-drejtuesi i partisë Dveri në Serbi, Srgjan Nogo, i cili ka parashikuar “fundin tragjik” të Vuçiçit dhe familjes së tij, shkruan “RTS”, transmetojnë mediat në Kosovë.

Nogo që njihet me qëndrime ekstremiste të djathta dhe angazhime në eksese politike sipas “RTS”, përsëri ka kërcënuar presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe familjen e tij, kësaj radhe edhe fëmijëve, duke ju “parashikuar” të gjithëve “fund tragjik”.

Srgjan Nogo në emisionin “pa hezitim” të një produksioni televiziv ka theksuar se Vuçiç do të ketë fund tragjik, dhe jo vetëm ai, por edhe e gjithë familja e tij.

Rruga në të cilën ai është duke shkuar ( Vuçiç) do të ketë fundin tragjik për të gjithë familjen e tij, u shpreh Nogo duke nisur nga më të vjetrit, prindërit e presidentit e deri tek Vuçiçit më të rinj Milica, Danilo edhe Vukan.

Srgjan Nogo njihet si politikan me qëndrime ekstreme, kur barte modelin e varjes në protestat e opozitës dhe organizimin në kohën e ndalesës së tubimeve edhe protestave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version