Kosova

Serbia duket si një milioner i dehur/ Lobimi i Vuçiç për të pastruar reputacionin

Brenda dhjetë ditëve, ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriç, ka nënshkruar dy kontrata me dy shtëpi lobuese që do t’i kushtojnë Serbisë një milion e 320 mijë dollarë në vetëm një vit.
Sipas të përditshmes serbe ‘Danas’, qëllimi është të ruhet imazhi i Aleksandër Vuçiç në Washington dhe jo të rritet reputacioni i Serbisë.
“Serbia duket si një milioner i dehur” – shkruan Danas
Duke komentuar për lajmin, ish zëvendës kryeministrja e qeverisë serbe, Zorana Mihajloviç ka shkruar në profiling e saj në Twitter:
“Sigurisht e mbani mend ambasadori serb Marko Gjuriq kur shkruante elegji për Kinën, kur shkonte në kongreset e partisë së tyre komuniste dhe kur nënshkruante marrëveshje me Putinin, fal të cilave më vonë u dekorua me postin e ambasadorit në SHBA. Po derdhen miliona jo për reputacionin e Serbisë, e cila është e tronditur keq nga politikat jokonsistente, por për të pastruar imazhin e Vucic, si njeriu që nuk ka lidhje me krimin e organizuar dhe plantacionet e marihuanës. Derdhen para për ti mbushur mendjen Washingtonit se nuk janë nën ndikimin e Rusisë dhe se nuk kanë të bëjnë me destabilizimin e gjithë rajonit, Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës, dhe se presidenti Vucic është i orientuar nga Perëndimi”

TRENDING

Exit mobile version