Rajon

Serbia në kërkim të varreve/ Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur ngre akuza

Në Serbi, Kryetari i Komisionit për Persona të Zhdukur, Veljko Odaloviç, ka daklaruar se Prishtina, por edhe Zagrebi, nuk janë të interesuar për viktimat serbe të konfliktit dhe po punojnë sipas të njëjtit model, për të penguar në çdo mënyrë zgjidhjen e çështjes së serbëve të zhdukur.

Ai vlerësoi se është vetëm mungesa e vullnetit politik të autoriteteve në rajon, të cilat kanë obligime ndaj marrëveshjeve ndërkombëtare, veçanërisht Zagrebit dhe Prishtinës, që procesi të zhvillohet në mënyrë të civilizuar dhe humane.

Odaloviç ka thënë se morgjet në Kroaci janë plot dhe se ka mbi 950 trupa, prej të cilëve të paktën 400 janë trupa serbë, ndërsa në morgun e Prishtinës janë mbi 350 trupa, prej të cilëve të paktën 80 janë trupa serbë.

Askush nuk merret me marrëveshjet e Brukselit dhe Uashingtonit, tha Odalovic, duke theksuar se është mungesa e vullnetit të bashkësisë ndërkombëtare që t’i rezistojë Albin Kurtit apo “dikujt tjetër Albin Kurtit” dhe përmendi zëvendëskryeministrn e Kosovës, Besnik Bislimi, i cili ka thënë se Prishtina nuk do t’i hapë varret e viktimave serbe sepse, sipas Odaloviç, do të jetë dëshmi e krimeve të tyre.

TRENDING

Exit mobile version