Kosova

Serbia, partner kryesor tregtar i Kosovës

Ish kryeministri Avdullah Hoti, ka deklaruar se me rritjen e importit “Serbia kthehet si partner kreyesor tregtar i Kosovës në rajon”, dhe i kujtoi Kurtit kohën kur rrotullonte kamionët me mallra nga Serbia .

Hoti tha se në periudhën janar-tetor të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë në vitin 2021, janë importuar 850 milionë euro më shumë mallra nga jashtë, dhe shton se eksportet janë rritur për 154 milionë euro.

Për këtë shkak, sipas ish kryeministrit, deficiti tregtar është thelluar dhe ka arritur në minus 3.9 miliardë euro, që sipas tij “e vë në dyshim rritjen ekonomike, të prodhimit vendor dhe të punësimit në Kosovë.

Hoti gjithashtu tha se importet me të gjitha vendet janë ulur, përveçse me Serbinë.

“Nëse e analizojmë tregtinë me vendet e Ballkanit Perëndimor, shohim se importet me të gjitha këto vende janë ulur pa përjashtim, përveç me Serbinë. Dikush mund të thotë se tregtia është e lirë dhe ajo përcakton importet dhe eksportet. Por tregtia e lirë ka ekzistuar edhe në vitet kur këta që sot qeverisin i rrotullonin kamionët me mallra nga Serbia”, ka shkruar Hoti në rrjetin e tij social facebook

TRENDING

Exit mobile version