Kosova

Serbia sot, si ajo e 27 viteve më parë/ Po luhen zaret…

“Revoltat paszgjedhore në Beograd pas zgjedhjeve të17 dhjetorit nuk po shuhen, teksa edhe zogjtë e pemëve e dinin se gjatë fushatës parazgjedhore dhe më pas, pati manipulime të mëdha dhe se humbja e opozitës nuk do pranohej me qetësi…dhe kështu ndodhi” – Kështu shkruan gazetari Momçilo Gjurgjiç për portalin kroat Index.

Historia që i motivoi protestuesit të kundërshtojnë hapur rezultatet e zgjedhjeve filloi nga akuza se 40.000 serbë nga Bosnja dhe Hercegovina u sollën të votojnë për t’i dhënë përparësi Vuçiçit, kryesisht në zgjedhjet e Beogradit.

Në mungesë të provave materiale për pretendimet e lartpërmendura, akuzat u transformuan: ekspertët e opozitës promovuan pretendimin se regjimi iu drejtua migrimit të brendshëm të votuesve dhe se mbështetësit e qeverisë nga dy të tretat e komunave dhe qyteteve, ndryshuan përkohësisht adresën e tyre të vendbanimit në Beograd, për qëllime votimi në zgjedhje.

Ndërkohë, siç ndodh gjithmonë kur mungesa e provave shkakton tepricë nervozizmi, ndodhën edhe shpërthimet e para të dhunës ndaj institucioneve dhe policisë në Beograd.

Edhe 27 vjet më parë, si edhe sot, po shperfaqet pika më kritike e protestave dimërore të opozitës demokratike në Serbi për shkak të zgjedhjeve të vjedhura, kur shpërtheu dhuna midis opozitës dhe mbështetësve të Millosheviçit, të cilët organizuan tubimin e famshëm kundër regjimit.

Megjithatë, le të presim se çfarë do të na sjellin ditët në vijim. Në jugun e Serbisë thuhet: “Nuk e di, Zaret po luhen”.

 

 

 

 

 

TRENDING

Exit mobile version