LAJMI I FUNDIT

Serbia të sjellë autorët e sulmit terrorist para drejtësisë/ Flet ministri britanik

Nënsekretari i Britanisë së Madhe për Evropën, Leo Docherty, dënoi ashpër sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në hyrje të fshatit Banjskë të Zveçanit – komunë e banur me shumicë serbe – dhe u bëri thirrje autoriteteve në Kosovë dhe Serbi që të punojnë së bashku për t’i sjellë autorët para drejtësisë.

“Ngjarjet e 24 shtatorit paraqesin rreziqe reale për stabilitetin rajonal. Ato rrjedhin nga akumulimi i pakontrolluar i armëve dhe dështimi për të arritur progres në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, qëllimi i të cilit është që të gjitha komunitetet të ndihen të sigurt” – theksoi diplomati britanik.

Harku i krizës në pjesën veriore të Kosovës dhe “hija kërcënuese” e bandave kriminale është zgjeruar edhe më tej, posaçërisht pas sulmit terrorist në hyrje të fshatit Banjskë të Zveçanit në pjesën veriore të territorit ndaj Policisë së Kosovës, ku u shua jeta e një zyrtari policor.

Rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, tashmë i nderuar me titullin ‘Hero i Kosovës’, u vra në orët e para të 24 shtatorit në fshatit Banjskë që banohet kryesisht me serbë etnikë nga një grup i organizuar terrorist i cili ka ngërthyer brenda vetes së paku 30 pjesëtarë të trajnuar, ushtarakë e paramilitarë, të cilët janë sponsorizuar dhe mbështetur nga shteti serb.

TRENDING

Exit mobile version