Rajon

Serbisë i pezullohen vizat për në BE

HAGË– Më 8 dhjetor, Dhoma e Përfaqësuesve të Holandës miratoi një rezolutë, që i bën thirrje qeverisë së saj që të lobojë në Bruksel për pezullimin e përkohshëm të regjimit pa viza për Serbinë, nëse Serbia nuk përputhet me politikën e vizave dhe të jashtme të BE-së.

Propozimi pati mbështetjen e koalicionit qeverisës dhe deputetëve të opozitës. Ai u dorëzua nga deputetët e dy partive më të mëdha të koalicionit qeverisës, Jeoren van Wijngaarden nga Partia Popullore për Liri dhe Demokraci (VVD) dhe Sjörd Sjördsma nga Demokratët 66. Propozimi u iniciua nga përfaqësuesi i opozitës, Partia Socialiste (PS), Jasper van Dijk.

Deputeti Jeoren van Wijngaarden ndau në Twitter se propozimi i tij mori mbështetjen e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit holandez.

“Dhoma e Përfaqësuesve mbështet propozimin tonë për një qasje më të rreptë ndaj Serbisë nëse presidenti Vuçiç nuk i mbështet sanksionet kundër Rusisë. Ndërprerja e procesit të pranimit të Serbisë në BE mund të bëhet një opsion. Ne nuk do të hezitojmë ta përdorim atë”, tha Van Wijngaarden.

Një ditë para inicimit të rezolutës në parlament, Sekretari i Shtetit për Drejtësi dhe Siguri, Erik van der Burg, iu përgjigj pyetjeve parlamentare të Van Wijngaarden për shtimin e migrimit nëpër Serbi. Ai tha se qeveria “ndan shqetësimin e komisionerit evropian Johansson për rritjen e fluksit përmes Serbisë dhe sheh nevojën për të kundërshtuar rrjedhën përmes Ballkanit Perëndimor”, por gjithashtu mirëpret hapat e ndërmarra nga Serbia në drejtim të harmonizimit me politikën e vizave të BE-së dhe do të vazhdojë për të monitoruar zhvillimin e situatës dhe për të ushtruar presion nëse është e nevojshme.

Në sistemin institucional të Holandës, Parlamenti ka mandatin që t’i japë udhëzime qeverisë për zhvillimin e politikës së jashtme. Për shembull, kur Holanda bllokoi hapjen e negociatave me Shqipërinë, nisma erdhi nga parlamenti.

Rezoluta e Parlamentit holandez kërkon pezullimin e regjimit pa viza për Serbinë përmes mekanizmit të frenimit emergjent deri në mars të vitit 2023, “duke pasur parasysh se Serbia po minon gjithnjë e më shumë politikën e jashtme të BE-së për shkak të qëndrimit të saj dashamirës ndaj Rusisë dhe jo- pajtueshmërinë me sanksionet e BE-së,” por edhe mos harmonizimin e regjimit të vizave, prandaj gjatë vitit 2022 një numër i madh i migrantëve të parregullt kaluan në BE nga Serbia.

Sipas Traktatit të Lisbonës, në Bashkimin Evropian ekzistojnë dy lloje të kësaj procedure. Njëra që lidhet me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë dhe tjetra që zbatohet në fusha të tjera, si bashkëpunimi në luftën kundër krimit dhe sigurimet shoqërore.

TRENDING

Exit mobile version