Bota

Sërish protesta dhe të arrestuar në Bjellorusi, Lukashenko gati të lirojë të burgosurit politikë

Në të dielën e radhës së protestave në Bjellorusi kundër presidentit Lukashenko, në disa qytete të vendit është rishfaqur sërish dhuna e policisë dhe ka pasur dhjetëra arrestime, raporton euronews.

Pamjet janë të njëjtat: policia anti terror arreston manifestuesit, të paktën 39 në kryeqytetin Minsk dhe dhjetëra të tjerë në qytete të ndryshme.

Por turma vazhdon marshimin dhe kërkon që të jetë Lukashenko ai që do të futet në një furgon policie. Shumë prej tyre janë të bindur se presidenti francez Makron dhe kancelarja gjermane Merkel besojnë në fitoren e tyre.

Nga Lituania, Tikanovskaja, lidere e opozitës, në një bisedë telefonike me bashkëshortin e saj i cilin ndodhet aktualisht në burg, tha se falënderonte bjellorusët. Ajo theksoi se nuk mund të tërhiqen dhe nuk do e bëjnë deri sa të gjithë të jenë të lirë e të ketë zgjedhje të reja.

I shoqi e pyet për takimin me Macron dhe Merkel dhe ajo shprehet se janë njerëz simpatikë që i mbështesin dhe nuk e njohin legjitimitetin e një personi të vetëm.

Të shtunën e kaluar presidenti bjellorus Lukashenko, në një burg të ish KGB-së u takua me disa kundërshtarë politikë, prej muajsh në burg me urdhër të tij.
Mes tyre dhe Viktor Babariko, një bankier i suksesshëm i cili konsiderohej si lideri i vërtetë i opozitës para arrestimit në muajin qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version