17/06/2021 , 2:19

Sfilatë në Gjykatë për TikTok, KLGJ fut në rend dite çështjen e gjyqtares Enkeleda Kapedani

TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor në mbledhjen e sotme ka futur në rendin e ditës edhe çështjen e drejtueses së Gjykatës së Elbasanit Enkeleda Kapedani, e cili prej disa ditësh është bërë kryefjala e mediave për shkak të disa videove të cilat ishin postuar në “Tik Tok”, ku ajo shfaqej duke kënduar dhe bërë sfilatë edhe në ambientet e brendshme të Gjykatës.

Nisur nga këto video të publikuar në rrjetet sociale, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka dorëzuar në KLGJ kërkesën për pezullim dhe shkarkim nga detyra të magjistrates së Elbasanit Enkeleda Kapedani, për shkelje disiplinore.

Teksa Elbasani vuan prej kohësh përplasjen mes bandave duke u kthyer në një nga qytetet me kriminalitetin më të lartë në vend, gjyqtarja Enkeleda Kapedani, shfaqej në “Tik Tok” duke dëgjuar këngë “Mafia, Mafia, Jam Mafia” apo edhe këngë që promovojnë përdorimin e armëve të zjarrit.

Kapedani u emërua kryetare e Gjykatës së Elbasanit në 30 shtator 2020, pas dorëheqjes së gjyqtarit Zihni Shahu.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin