NTV
No Result
View All Result
20/02/2021 , 17:47
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
20/02/2021 , 17:47
NTV
No Result
View All Result
Home Bota

SHBA-ja lëshon alarmin për dhunë

by Cuci
28/01/2021 , 9:53
SHBA-ja lëshon alarmin për dhunë
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) në Shtetet e Bashkuara ka lëshuar një alarm mbarëkombëtar të terrorizmit. Në dokument flitet për kërcënimin e mundshëm nga ekstremistët e brendshëm anti-qeveritarë “të trimëruar” nga sulmi i 6 janarit ndaj Kongresit.

Megjithatë, Departamenti tha se nuk ka ndonjë informacion të ndonjë “komploti specifik”, por ekziston shqetësimi se njerëzit e  zemeruar  me tranzicionin presidencial mund të ushtrojnë akte dhune.

“Aktualisht ekziston një mjedis kërcënues në të gjithë Shtetet e Bashkuara që mbase do të vazhdojë gjatë javëve të ardhshme”, tha DHS në një njoftim për shtyp.

Alarmi lëshohet në një periudhë të tensionuar, pas trazirave në Kongres nga mbështetësit e zemëruar të ish-presidentit Donald Trump, të cilët synuan të përmbysin rezultatin zgjedhor.

“Informacionet sugjerojnë se disa ekstremistë të dhunshëm të motivuar ideologjikisht mund të vazhdojnë të mobilizohen për të nxitur ose për të kryer dhunë”, thotë njoftimi.

Ekzistojnë gjithashtu shqetësime se ekstremistët mund të ndërmarrin sulme kundër zyrtarëve të zgjedhur dhe institucioneve qeveritare.

Kongresisti, Bennie Thompson njëherësh kryesues i Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Dhomës së Përfaqësuesve, tha se “sulmi i brendshëm i terrorizmit” në Kongres “shpërfaqi një kërcënim që ishte para fytyrave tona për vite me rradhë”.

Pentagoni tha në fillim të kësaj jave se mijëra trupa të Gardës Kombëtare, të vendosura në Uashington, për inaugurimin e presidentit Joe Biden, do të vazhdojnë të qëndrojnë në kryeqytet deri në muajin mars për shkak të kërcënimeve të mundshme.

Zyrtarët janë të shqetësuar se ekstremistët e brendshëm mund të frymëzohen nga grupe të huaja terroriste, pastaj nga kufizimet e COVID-19, ose të zemërohen për procesin e shkarkimit të Trumpit që filloi në Senat në javën e dytë të shkurtit.

Trump është akuzuar nga Dhoma e Përfaqësuesve për “nxitje të kryengritjes”.

Departamenti i Drejtësisë ka arrestuar më shumë se 150 njerëz për sulmin në Kongres dhe po heton qindra të tjerë.

Related Posts

Pse ka më shumë efekte anësore pas dozës së dytë të vaksinës?
Bota

Studimi izraelit – Vaksina Pfizer Biontech jo vetëm mbron nga koronavirusi por dhe ndalon përhapjen

19/02/2021 , 15:29
Maqedonia e Veriut bën marrëveshje për 200 mijë vaksina kineze
Bota

Studimi i Universitetit gjerman: Covid-19 ka dalë nga një laborator në Wuhan (Provat)

19/02/2021 , 12:12
“Koronafobia” – Çrregullimi i shkaktuar nga pandemia, pasojat dhe shenjat e tij…
Bota

“Koronafobia” – Çrregullimi i shkaktuar nga pandemia, pasojat dhe shenjat e tij…

19/02/2021 , 11:58

Recent Posts

  • Përgatituni për supriza të mëdha, Meri Shehu ka lajme të mira për këtë shenjë horoskopi që nuk duhet t’i humbisni në asnjë moment
  • Përfshihen nga flakët lëndët toksike në “ish-trikotazhin” e Korçës, 10 familje të rrezikuara
  • “Nafta është me ujë!”, Grida Duma takim me fermerët: Toka që punohet nuk do taksohet
  • Vaksinimi i bluzave të bardha në Elbasan/ Rama batuta me mjekun që u vaksinua: Po pse me Interin mo doktor (FOTO)
  • Prej muajsh jeton larg burrit 36-vjeçar, gjyshja 81-vjeçare zbulon se është e “shkatërruar” (FOTO)

Kategorite

  • Aktualitet (1,884)
  • Bota (1,855)
  • DOSSIER (15)
  • Ekonomi (232)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (116)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (289)
  • Kronike (636)
  • kryesore (1)
  • Kulture (55)
  • LAJMI I FUNDIT (95)
  • Lifestyle (611)
  • MEMORIE (28)
  • Moti (115)
  • OPINION (40)
  • Pinknews (1,196)
  • Politike (770)
  • Rajon (170)
  • REAGIM (115)
  • Shendeti (419)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (72)
  • Sport (375)
  • Videonews (353)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!