SHBA- Parashikimi i zymtë mbi numrin e të vdekurve të shkaktuar nga COVID në SHBA duket se mbërriti, ku aktualisht numërohen rreth 500 mijë jetë të humbura. SHBA shënon dyfishin e viktimave krahasuar me vendin e dytë Brazili, i cili aktualisht ka rreth 250 mijë viktima.
Përsa i përket vdekjeve për 100,000 banorë, ajo renditet e nënta, pas vendeve si Britania e Madhe, Republika Çeke, Italia dhe Portugalia, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Sipas BBC, vdekja e parë në SHBA nga virusi u raportua në 6 Shkurt 2020. Kjo do të thotë se gjysmë milioni jetë kanë humbur në më shumë se një vit, më shumë sesa numri i të vdekurve në SHBA nga Lufta e Parë Botërore, Lufta e Dytë Botërore dhe Lufta e Vietnamit së bashku.
Vala e parë filloi në pranverë ndërsa shumica e vendit hyri në bllokim dhe u pasua nga një valë e dytë, megjithëse më pak e ashpër, në periudhën nga fundi i verës deri në fillim të vjeshtës. Një valë e tretë shkatërruese ka kapluar vendin në 3 muajt e fundit, e cila është edhe më agresivja duke llogaritur dhe shtimin e mutacioneve të reja.
Koronavirusi ishte një ndë shkaqet kryesore të vdkejeve gjatë vitit të kaluar, ku renditej e treta në përgjithësi, pas sëmundjeve të zemrës dhe kancerit që morën më shumë jetë në SHBA.
Në fillim të pandemisë, ajo ishte përqendruar kryesisht në disa qytete të mëdha me bashkësi të ndryshme, si New York dhe Detroit. Por nga fundi i vitit të kaluar, disa nga shtetet më pak të populluara të SHBA-së, përfshirë Dakotën Veriore dhe Jugore panë disa nga shpërthimet më të këqija, jo vetëm në Amerikë, por në botë.
Pakicat racore, përveç aziatiko-amerikanëve, kishin më shumë të ngjarë të vdisnin nga virusi sesa amerikanët e bardhë. Njerëzit afro-amerikanë kanë vdekur me 1.4 herë më shumë. Komunitetet indigjene në veçanti ishin shumë të goditura.
Të dhënat sugjerojnë që këto pabarazi racore shpesh informohen nga faktorë socialë të nivelit të komunitetit, të tilla si një gjasë më e lartë që njerëzit me ngjyrë mund të punojnë në profesione thelbësore, të mbështeten në transportin publik dhe të jetojnë në shtëpi të mbushura me njerëz.