Bota

SHBA: Rusët po arratisen nga fronti

SHBA: Rusët po arratisen nga fronti

Pamjet që tregojnë qytetin Liman, në Ukrainën lindore, të çliruar nga rusët që thuhet se janë tërhequr, janë gjithnjë e më të shumta

Edhe Moska e kishte pranuar më parë se forcat e saj ishin larguar nga qyteti.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ishte i pari që në kanalin e tij Telegram lajmëroi çlirimin e Liman.

Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se forcat e armatosura ruse kishin shkatërruar shtatë depo artilerie dhe raketash në rajonet ukrainase të Kharkiv, Zaporizhzhia, Mykolaiv dhe Donetsk.

Sipas ekspertëve nga Instituti për Studimin e Luftës në Uashington, Rusia tani po i jep përparësi mbrojtjes së territoreve të pushtuara në Ukrainën jugore në vend të Ukrainës lindore, por trupat ruse po lënë pas një sasi të tillë asetesh sa që kjo duket më tepër një arratisje.

Ndërkohë, numri i të vdekurve, pas bombardimit të një autokolone civilësh ukrainas në Zaporizhzhia të premten më 30 shtator është rritur në 31.

Sipas burimeve ukrainase, tre raketa u hodhën nga rusët: një në fillim të kolonës, një në fund dhe e treta goditi qendrën, duke shkaktuar një masakër.

TRENDING

Exit mobile version