Bota

SHBA: Vaksina për COVID-19 pranë miratimit! Ekspertët e shëndetësisë rekomandojnë Pfizer/BioNTech

Një grup këshillimor i qeverisë amerikane rekomandoi të enjten miratimin për përdorimin e vaksinës për koronavirusin të prodhuar nga gjigandi farmaceutik Pfizer në bashkëpunim me kompaninë gjermane BioNTech.

Është një hap madhor në drejtim të një fushate të jashtëzakonshme vaksinimi që më në fund mund ta vërë nën kontroll epideminë.

Sipas BBC, Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve (FDA) pritet të ndjekë rekomandimin e bërë të enjten nga një grup i posaçëm ekspertësh të saj të jashtëm të cilët arritëm në përfundimin se vaksina duket e sigurt dhe efektive kundër koronavirusit tek personat në moshën 16 vjeç e sipër.

Alex Azar, sekretari amerikan i shëndetësisë, tha të mërkurën se pas takimit të FDA, “atëherë mund të kemi një vaksinë brenda ditësh dhe ta administrojmë atë tek më të prekshmit deri në javën e ardhshme”.

Një vendim përfundimtar i FDA-së pritet brenda ditësh, ndoshta që të premten ose të shtunën. Fillimisht vaksinimet do të kryhen mbi baza vullnetare, por mund të bëhen të detyrueshme pasi vaksina të licencohet plotësisht. Ndërsa për vaksinimin e gjerë të popullit do të fillojë në pranverë të vitit të ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version