Kosova

SHBA vendos, Kosova në NATO/ Tromp: SHBA fillon shtytjen…

E gjithë bota është në ankth se kush do të jetë presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Donald Trump nga radhët e Partisë Republikane po shihet si kandidat i fortë për t’u rizgjedhur si president i ri. Dhe teksa zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë do të mbahen në muajin nëntor, ligjëruesja në Universitetin e Amsterdamit, Nevenka Tromp, tha se politika e Amerikës nuk do të ndryshojë edhe aq shumë pavarësisht se kush do zgjidhet president.

“Ka gjasa shumë të mëdha që Donald Trump të bëhet sërish president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Asnjë republikan tjetër deri në këto momente nuk do mund ta sfidojë atë. Por pavarësisht se kush do të drejtoi Amerikën, unë nuk pres se të ndryshojë qasja e tyre ndaj Ballkanit Perëndimor dhe as ndaj Kosovës. Interesat personale nuk mund të ndikojnë marrëdhëniet në mes të dyja shteteve” – deklaroi Nevenka Tromp duke shtuar se në këto rrethana gjeopolitike, është shumë e rëndësishme që SHBA-ja ta shtyjë Kosovën drejt anëtarësimit në NATO dhe konsideroi se nuk ka mjaftueshëm siguri për Kosovën derisa nuk bëhet anëtare e plotë e aleancës më të fuqishme ushtarake në botë.

“Anëtarësimi i Kosovës në strukturat e NATO-s do ishte një lëvizje shume e rëndësishme, dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet t’i ndihmojnë Kosovës në këtë drejtim. E di që janë 5-shtete brenda NATO-s që akoma nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por kjo duhet të ndryshoje asgjë, sepse po jetojmë periudha sfiduese. Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet urgjentisht ta trajtojnë këtë çështje dhe ta shtyjnë Kosovë drejt NATO-s” – potencoi, ligjëruesja amerikane.

 

TRENDING

Exit mobile version