Bota

SHBA vrasin liderin e Al Kaedës, Biden: Drejtësia…

Gjatë një sulmi me dron të armatosur në Afganistan, Shtetet e Bashkuara kanë vranë liderin e Al Kaedës, Ayman al-Zawahiri.
Sulmi u autorizua nga presidenti Biden pas javësh të takimeve me kabinetin e tij dhe këshilltarët kryesorë.

Konfirmimi i sulmit u bë disa orë pasi sundimtarët talebanë në Kabul thanë se një sulm me raketa ishte kryer kundër një kompleksi banimi në kryeqytetin afgan.

Më vonë lajmi u konfirmua edhe nga presidenti Joe Biden, i cili deklaroi

“Autorizova një goditje precize vdekjeprurëse ndaj liderit të grupit terrorist. Drejtësia u vendos”
71 vjeçari Zawahiri, prej 11 vitesh ishte simboli i Al Kaedës, pasi SHBA vrau Osama bin Laden.

Emirati Islamik i Afganistanit e dënoi sulmin, pavarësisht “çfarëdo preteksti”,-  tha zëdhënësi i talebanëve në një deklaratë duke e denoncuar sulmin si “shkelje të hapur të parimeve ndërkombëtare dhe marrëveshjes së Dohas”, marrëveshje e vitit 2020 me SHBA-në, e cila çoi në tërheqjen e të gjitha trupave amerikane dhe aleate nga Afganistani gushtin e kaluar, pas pothuajse 20 vitesh lufte me talebanët.

Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga SHBA-ja pushtoi Afganistanin në tetor të vitit 2001 dhe rrëzoi qeverinë e atëhershme talebane në Kabul, si ndëshkim për strehimin e rrjetit terrorist al-Kaeda. Atë kohë Bin Laden dhe al-Zawahiri i shpëtuan operacionit ushtarak ndërkombëtar. Forcat e posaçme amerikane më vonë gjetën dhe vranë Bin Ladenin në Pakistanin fqinj, në maj të vitit 2011

TRENDING

Exit mobile version