Kosova

SHBA-Vuçiçit: Mos luaj me zjarrin/ Paralajmërimi me Jevelin dhe plani i njohjes

Vendimi i Departamentit të Shtetit për të pranuar kërkesën e Prishtinës për blerjen e raketave antitank Javelin, sipas medias serbe “Danas” është një formë paralajmërimi për presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç: Ne bashkëpunojmë me ju, por kini kujdes se çfarë bëni me Kosovës.

Vuçiç pak dite me pare u njoftua për këtë vendim nga ambasadoti amerikan Hill, një vendim i cili ka trazuar opinionin vendas. Presidenti serb the se “ky ishte një zhgënjim i madh, por se Serbia së bashku me SHBA, do të punojnë për ruajtjen e marrëdhënieve serbo-amerikane.

Së fundmi gjithashtu, Vuçiç një vizite në ambasadën ruse në Beograd, ku u takua me me ambasadorin Aleksandër Bocan Harchenko, u shpreh se “të gjithë në rajon po armatosen” dhe se “Serbisë I takon që të mos mbetet prapa në këtë aspekt”.

Prej shumë kohësh ai vlerësoi forcën, pajisjet dhe gatishmërinë e ushtrisë serbe dhe së fundmi ka nisur iniciativa për vendosjen e shërbimit të rregullt ushtarak.

Nga ana tjetër, Kosova bashkëpunon edhe NATO-n, zhvillon stërvitje ushtarake, merr armatim dhe paralajmëron krijimin e një ushtrie të rregullt.

Këtë fakt e konfirmoi dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Ajo ka deklaruar se tashmë Kosova po futet në një fazë vendimtare të Kapaciteteve Kombëtare Mbrojtëse, duke zhvilluar Forcën e Sigurisë sipas standardeve të NATO-s dhe duke thelluar edhe më tej raportin me aleatin strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu një lajm tjetër i bujshëm është se Kosova do të mirëpresë stërvitjen më të madhe ndërkombëtare në Rajonin e Ballkanit ‘Defender Europe’ 2025, pasi u përjashtua nga SHBA në vitin 2023 për shkak të tensioneve në Veri.

Vuk Vuksanovic, studiues i lartë në Qendrën e Beogradit për Politikat e Sigurisë, tha per median opozitare serbe ‘Danas, se blerja e antitankeve ishte një mesazh i fortë për Vuçiçin.

“Nëse e përjashtojmë faktin që politika e jashtme amerikane shpesh mund të jetë produkt i konkurrencës midis degëve dhe agjencive të tyre të ndryshme, por këtu ka një element paralajmërimi për Vuçiçin dhe ishte një lloj mënyre që Uashingtoni po përpiqet të disiplinojë Beogradin duke i thënë: “Ne bashkëpunojmë me ju, por kini kujdes se çfarë bëni me Kosovën dhe Rajonion. Une mendoj se i gjithë investimi i Vuçiçit, kur bëhet fjalë për marrëdhëniet amerikano-serbe, është fokusuar në vitin 2024 dhe në faktin që Donald Trump apo një republikan tjetër, do të jetë shef në Shtëpinë e Bardhë” –  vlerësoi Vukasanovic

Nga ana tjetër,redaktori i Mendimit të ri politik serb dhe kandidati për deputet i Partisë Popullore në zgjedhjet e fundit, Gjorgje Vukadinoviç, deklaroi se mbështetja amerikane për pavarësinë e Kosovës është shumështresore dhe gjithëpërfshirëse dhe ka kohë që përfshin aspektin ushtarak, edhe pse jo shumë thuhet për këtë në mediat serbe.

“Megjithatë, në kontekstin aktual politik, ky njoftim i fundit për intensifikimin e bashkëpunimit ushtarak ndërmjet SHBA-së dhe Prishtinës tërheq vëmendjen si për kohën, ashtu edhe për përmbajtjen, që të kujton një lloj “goditjeje” mbi mburrjet intensive të regjimit serb për aftësitë ushtarake, kryesisht përsa i përket tankeve dhe mjeteve të tjera të blinduara luftarake” – theksoi Vukadinoviç

Sipas tij, pavarësisht se ky bashkëpunim, pra përkrahja e SHBA-së dhe Britanisë për pavarësinë e Kosovës, është e vazhdueshme, ky ishte një paralajmërim publik për Serbinë, më saktë, për Vuçiçin, i cili që nga fillimi i krizës poszgjedhore, e ka luajtur hapur dhe demonstrativisht kartën e Lindjes.

 

TRENDING

Exit mobile version