Politike

Shehaj për mediat italiane: Rama si Gadafi, po ju hedh hi syve

Deputeti demokrat Agron Shehaj që më herët njoftoi largimin nga PD, ka folur për “Il Foglio” në lidhje me marrëveshjen e kryeministrit Rama me shtetin Italian për emigrantët duke e krahasuar atë me Gadafin e Libisë.

Shehaj thotë në intervistë se “Ajo që në Perëndim ju shihni si një kryeministër i ndritur dhe perëndimor, këtu në Shqipëri sillet si një despot i vogël ballkanik. Dhe ai nuk ka asnjë interes të sjellë Tiranën në BE”.

Më tej ai vijon:

Edi Rama ka një strategji të qartë për ta shitur veten jashtë vendit si një kryeministër modern, i moderuar, që është i gatshëm të bashkëpunojë për zgjidhjen e problemeve të shteteve të tjera. Pak e shumë siç sillej Gadafi me naftën libiane, Rama e bën këtë me çështjen e emigrantëve.

TRENDING

Exit mobile version