Politike

Shehi ‘shuplakë’ Berishës: Ça partie je kur nuk shkon në Parlament

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi tha se Rithemelimi e ka fokusuar aksionin politik vetëm te protestat, teksa theksoi se ajo që duhet bërë në fakt është opozitarizëm në 360 gradë.

Shehi tha se opozita ka bërë protesta madhështore dhe sërish nuk kanë qenë të mjaftueshme, duke ripërsëritur thirrjen që betejën e tyre ta bëjnë në Parlament.

“Këta kanë dalë me tezën s’ka rëndësi parlamenti, por partia’ sepse ndihen të strehuar te partia disa, brenda Parlamentit nuk ndihen sepse shpeshherë janë të parëndësishëm. Mirëpo ditën që nuk shkon në Parlament ça forme partie je? Ne nuk e marrim pushtetin në rrugë, por në Parlament.

Jeta parlamentare është më e rëndësishmja. Unë bë një miting, le të bëhen 2 apo 3, nuk e pengon njeri këtë. Opozitën nuk e pengon njeri për të qenë prezent në fushën mediatike, të merret me ndërkombëtarët, janë 4 sfera me të cilën bëhet opozitë, por këta kolegët e mi e kanë deleguar te protesta.

Që me thënë të drejtën opozita ka bërë protesta gjigande dhe nuk kanë qenë të mjaftueshme. Ndaj këto të drejta që këto përmendin nuk merren në tavolinë, por duke debatuar në Parlament duke treguar që t’i e respekton Parlamentin si institucion, ditën që t’i del nga Parlamenti, çfarë i kërkon Parlamentit?”, tha ai.

Në studion e emisionit “3D”, Shehi tha se ata duhet të luftojnë për të mbrojtur të drejtën e opozitës për të ngritur komisione hetimore, por theksoi se kjo arrihet vetëm duke diskutuar në Parlament.

“Nuk ndërtohet politika sot për nesër. Mblidhet po ai grup javë për javë se çdo bëjë javën që vjen. Ndërsa unë them që duhet të bëjmë një trajektore më të gjatë. Unë uroj që të vijnë në parlament të mbrojnë të drejtën që opozita të ketë të drejtën e Komisioneve Hetimore.

Të rikompozohen edhe ato komisione përfaqësimi që kanë në Parlament. Këto janë gjëra që debatohen aty brenda, por këta duhet të marrin disa vendime se çfarë do bëjnë dhe kjo lloj beteje që them unë bëhet në parlament. Opozita bëhet 360 gradë, Parlamenti sigurisht ka pjesën më të madhe”, tha Shehi.

 

TRENDING

Exit mobile version