Bota

Shembet monedha e përbashkët europiane

Shembet monedha e përbashkët europiane

Euro, Monedha e përbashkët europiane po shembet për shkak të krizës së çmimeve, gazit rus dhe energjisë në tërësi. Sipas të dhënave, euro ka rënë në nivelin më të ulët që nga viti 2002 kundrejt dollarit.

Gjithashtu ekziston edhe frika e një recesioni të mundshëm në të gjithë zonën e euros, teksa monedha e gjelbër ka humbur më shumë se 1 për qind. Një goditje që, sipas analistëve, është vetëm fillimi i një shëmbje që pritet të jetë deri dramatike.

Ky skenar nuk inkurajon investitorët që e shohin me shumë dyshim rritjen e çmimeve nga sektori i energjisë në ai i ushqimit, një skenar që mund të detyrojë bankat evropiane, duke filluar nga Banka Qendrore Evropiane, të rrisin normat e interesit në përpjekje për të ndaluar inflacionin.

Sipas një analize të disa ekonomistëve të Mekanizmit Europian të Stabilitetit (Mes), pa ndërhyrje në konsum, PBB-ja e eurozonës do të humbiste 1.7%, me një ndikim prej 2.5% për dy vendet më të ekspozuara, Italinë dhe Gjermaninë.

Bundesbank gjermane ka frikë se në vjeshtën e ardhshme norma e inflacionit në vend mund të arrijë në 10%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version