Aktualitet

Shembja e resortit/ Hysenbelliu hap kartat…

TIRANË– Irfan Hysenbelliu dha një intervistë të gjatë për News24 vetëm pak sekonda pasi tritoli rrëzoi investimin 7-katësh, “Prestige Resort”. Në një lidhje telefonike me studion, biznesmeni ‘hapi kartat’ duke treguar marrëdhënien që kishte pasur edhe më herët me kryeministritn Edi Rama, debatet me të, paralajmërimi që i kishte bërë Kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe jo vetë. Ai nuk la pa përmendur edhe anëtarët e tjerë të kabinetit të qeverisë e të Partisë Socialiste si: Belinda Balluku, Arben Ahmetaj e Taulant Balla. Jeta personale e Ramës nuk ka mbetur e paprekur pasi Hysenbelliu përmendi një takim me ish-partneren e tij Rudina Magjistari dhe punësimin e gruas aktuale, Linda Rama.

Pjesë nga rrëfimi:

Belinda Balluku

Duke e parë që grupi mediatik denoncon çdo ditë korrupsionin, PPP-të, infrastrukturën, energjinë ky veprim është i akorduar mes zonjës Balluku dhe Ramës. Kemi informacione që janë afër njëri-tjetrit për të organizuar këtë aksion. Për Ballukun dua të them një gjë, që ishte aq e zjarrtë me të gjitha institucionet që ka ajo. Rama e hedh firmën i fundit. Ai ka kapur çdo lloj drejtësie, gjyqtarët janë të terrorizuar.

Dallëndyshe Bici

Më vjen keq për Dallëndyshe Bicin që më njeh shumë mirë dhe kemi folur shpesh në telefon. Kryeministri vetë vinte dhe jepte mendime duke zgjedhur arkitektin e projektit.

Debati tjetër me Ramën

Nuk është debati i parë, Rama ka bërë një luftë të paparë me mua kur ka ardhur në pushtet. Vinte te universiteti “Luarasi” dhe çonte gjithë policinë. Pse e ndryshon kursin Edi Rama, sepse kërkon te ndryshojë vijën editoriale. Kisha besim te ai në fillim, por kur ky jep PPP-të me një copë letre për 2 sekonda.

Arben Ahmetaj

Unë kam qenë vetë ballë për ballë me Edi Ramën, kemi diskutuar me të, ka qenë kryetari i grupit parlamentar, ka qenë Arben Ahmetaj, ka qenë Fuga. është bërë një debat dhe i kam thënë: Të të bëj një pyetje, si shpjegohet që ai as merr vesh shqip dhe çdo projekt ia jep këtij njeriu? Ky të jep mend dhe zhvillim ty? Si kuptohesh me atë njeri. Gjuhën se si kuptohet, ai e di vetë.

Edi Rama dhe Fatos Nano

T’ia dijë për nder Fatos Nanos se do ishte emigrant më i rëndomtë i Parisit, t’ia dijë për nder. Dhe ai kur debatonte me Fatos Nanon dhe Ilir Metën i rrinte si zar, e keni parë. Ky është fundi i tij. Edi Rama është shumë i zoti për t’i mbyllur problemet. Por është shumë i zgjuar. Ka një zgjuarsi të jashtëzakonshme. Di të argumentojë. Mendon vetëm për skema para kundërshtarit. është shumë i qartë. I punon truri.

Linda Rama

Më vjen keq për të shoqen. Se për të shoqen kam shumë respekt. Dhe kam pas shumë miqësi me të. E kam çuar unë te Ylli Çabiri në punë. E kam punësuar. E kam çuar, e kam punësuar. Qante në atë kohë. E kam çuar unë te Ylli, se nuk e di a e ka memorien Ylli ta mbajë mend, ta pyesë. Po e kam çuar atje, se më thanë që Ylli Çabiri është. E kam çuar unë te Ylli Çabiri I kam ndihmuar, e kam përkrahur. Nuk mendoj që nga burri i saj do merrja këtë përgjigje sot. Besoj se edhe ajo s’do jetë shumë e kënaqur.

Lulzim Basha

Kam ndejtur me kreun e opozitës. I thashë “Të hodhi në erë pallatin”. “Nuk ma hodhi mua tha ia hodhi vjehrrit” më tha. Më la një shije të keqe.

Taulant Balla

Jam ndjerë keq kur folën për mikun tim Taulant Balla, që thanë që ka ndejtur aty, që unë e quaj vëlla, jam ndjerë keq, se nuk jam nga ata njerëz, por ato njerëz që e nxorrën atë fjalë ishin të irrituar”.

Ilir Meta

Meta e donte shumë e mburrej me këtë “Është kështu e ashtu”. I kam thënë “Ky do të të bëhet një nga njerëzit më kundërshtar dhe do të të bëjë të flasësh me vete”. I kam thënë dëgjo, ky një ditë do të jetë një nga njerëzit më kundërshtarë dhe do të të bëjë të flasësh me veten.

Rudina Magjistari

Unë kam bërë një debat me të në atë kohë, një debat jo të këndshëm. Por, është shumë i zgjuar, jashtëzakonisht i zgjuar dhe këtë gjë nuk ia hedh poshtë. Ne debatuam dhe ai të nesërmen bashkë me ish-shoqen Rudina Magjistari shkoi tek Birra Korça.

TRENDING

Exit mobile version