Aktualitet

Shërbim bashkëkohor me standarte cilsore për qytetarët, dhe ndihma juridike falas

TIRANË, 4 tetor /ATSH – I. Vata/ Drejtoria e Ndihmës Juridike falas, u shërben qytetarëve në mënyrë bashkëkohore dhe me standarde

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj u shpreh se “Ndihmë juridike” është shërbimi juridik falas dhe shërbimet e tjera të parashikuara në ligjin për ndihmën juridike të garantuar nga shteti, për personat që përmbushin kriteret e ligjit.

Ky lloj shërbimi jepet në dy forma: të asaj parësore dhe dytësore, përjashtimit nga pagimi i tarifave gjyqësore dhe shpenzimeve gjyqësore dhe përjashtimit nga detyrimi për të parapaguar tarifën e vënies në ekzekutim të urdhrit të ekzekutimit.

Ministria e Drejtësisë ka bërë një ndryshim në sistemin e ndihmës juridike, e cila është e garantuar nga vetë shteti për të krijuar një instutucion në vete për këtë qëllim.

Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas ka për mision, garantimin e ndihmës juridike si një nga format më thelbësore të aksesit në drejtësi që duhet të ketë çdo individ për realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tij ligjore dhe kushtetuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version