Kronike

Sherr me thi*ka mes dy grupe të rinjsh në Shkozë, vri*tet 18-vjeçari! Autorët në kërkim

Një 18-vjeçar është vrarë pas një sherri mes 2 grupe të rinjsh në zonën e Shkozës në kryeqytet, mbrëmjen e sotme (31 mars) rreth orës 21:50. NTV.AL mëson se viktimë ka mbetur Aurelio Dervishi, i cili nga përplasja fizike me thika, ka mbetur fillimisht i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë rrugës për në spital. Sipas policisë të rinjtë ishin me dy makina, të paktën nga tre të rinj në të dyja grupet. Aurelio Dervishi ishte pasagjer në njërin prej mjeteve.

Pas një konflikti të çastit mes tyre, thotë policia, ata kanë zbritur nga mjetet dhe janë përleshur me thika mes tyre. Policia po punon për kapjen e autorëve të dyshuar.

Më datë 31.03.2024, rreth orës 21:50, tek rrethi i Shkozës, si pasojë e një konflikti të çastit mes disa shtetasve që lëviznin me dy automjete, (të cilët më pas janë konfliktuar fizikisht me mjete prerëse), është goditur me mjet prerës shtetasi A. D., 18 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.

Në makinën e autorëve tip Volkswagen Tiguan, ngjyrë gri, që janë në kërkim dyshohet se janë 5 persona.

Detaje të reja nga vrasja e 18 vjeçarit në Shkozë, shoku i tij tregon si nisi sherri
Foto: Policia në vendin ku ndodhi sherri ku humbi jetën 18 vjeçari, Aurelio Dervishi, Tiranë, 31 mars 2024

Detaje të reja lidhur me ngjarje e rëndë të ndodhur sot në mbrëmje në Shkozë ku humbi jetën Aurelio Dervishi, 18 vjeç.

Policia ka shoqëruar të riun i cili ndodhej në automjetin tip “Audi” bashkë me viktimën.

Nga deklarimet paraprake të tij, sherri ka qenë i momentit me arsyet pse na shikoni, mes të rinjve. Dy makinat kanë ndaluar afër Rrethit të Shkozës dhe aty janë konfrontuar fizikisht. Më pas, autorët me automjetin Volkswagen Tiguan, ngjyrë gri, dyshohet se janë larguar drejt unazës lindore, informon gazetari

Kush është viktima e sherrit me thika në Tiranë, policia del me njoftimin zyrtar

Policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Shkozë, ku pas një sherri mes disa të rinjve, humbi jetën 18-vjeçari, Aurelio Dervishi.Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se të rinjtë kanë qenë duke lëvizur me makina, kur janë konfliktuar fizikisht me thika me njëri-tjetrin.‘Më datë 31.03.2024, rreth orës 21:50, tek rrethi i Shkozës, si pasojë e një konflikti të çastit mes disa shtetasve që lëviznin me dy automjete, (të cilët më pas janë konfliktuar fizikisht me mjete prerëse), është goditur me mjet prerës shtetasi A. D., 18 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.

Tiranë/ Vrasja me thikë e 18-vjeçarit, shoqërohen 4 të rinj! Sherri dyshohet se nisi për një vajzë

Një ngjarje e rëndë u regjistruar mbrëmjen e 31 marsit në Shkozë të Tiranës, ku pas një sherri mes dy grupesh me të rinj, humbi jetën 18-vjeçari Aurelio Dervishi. Adoleshenti u qëllua me thikë në gjoks nga bashkëmoshatarët e tij, të cilët pas krimit u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Policia ka bërë të mundur kapjen e katër autorëve, në zonën e Farkës në Tiranë. Ata janë shoqëruar në ambientet e policisë, ndërsa po vijohet me hetimet për të përcaktuar rolin e gjithsecilit në këtë ngjarje të rëndë që i mori jetën 18-vjeçarit.

Gazetari Sokol Dema mëson detaje të reja, ku burime bëjnë me dije se shkak për sherrin mes të rinjve dyshohet se është bërë një vajzë.

 

 

TRENDING

Exit mobile version