Kosova

Sherr mes grupeve, një i vrarë dhe dy të plagosur

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur, pas një mosmarrëveshje që pati mes dy grupeve të premten në mbrëmje në Lipjan.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët deri tani e kanë cilësuar rastin si “vrasje e rëndë”.

Sipas Policisë, ngjarja nisi fillimisht me një konflikt verbal, fizik e më pas përfundoi duke përdorur armët. Dy të dyshuarit nxorën armët dhe goditën tre viktimat, ku njëri prej tyre nuk arriti t’i mbijetonte plagëve.

Dy të plagosurit po trajtohen në QKUK, ndërsa të dyshuarit janë ende në arrati.

“Bazuar në të dhënat e deritanishme janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personave ka rezultuar me vrasje të një personi, si dhe plagosjen dhe dy personave të tjerë. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personave të dyshuar, si dhe janë duke punuar për ndriçimin e plotë të rasti i cili është cilësuar si vrasje e rëndë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version