Aktualitet

Shesim dele…Blejmë vota…: Beleri na premtoi nga 100 deri 200 mijë lekë

Qytetarë të Himarës që janë shoqëruar nga policia, pas daljes nga DVP Vlorë deklarojnë se janë kontaktuar nga njerëz të Fredi Bejlerit për të shitur votën. Ata thonë se u ishte ofruar nga 10 mijë lekë për person në familje për t’i dhënë votën Fred Belerit.
“Ishte Beleri dhe na tha do të japim lekë. Nuk dua lekë i thashë. 100 mijë lekë për votë më tha. Isha unë nusja dhe mamaja. Ne nuk pranuam. Nuk kemi marrë lekë.”- tha një qytetar,
“Na thanë do u japim secilit nga 10 mijë lekë për ta votuar. Vetë ai nuk më ka thënë gjë por më kanë thënë Niko Panajoti”jepja votën Fredi Belerit”. Erdhën sot na morën në 3 pa 10 nga shtëpia.”- tha një tjetër qytetare

Pas arrestimit të Fredi Belerit janë marrë në pyetje disa nga banorët e zonët të cilët dyshohet se kanë marrë para për votën. Një banorë në një prononcim shprehet se ajo ka marrë 200 mijë lekë të vjetra për tre persona për ti dhënë votën Belerit. Ndër të tjera ajo thekson se në lidhje me këtë ka folur me Niko Panajotin, jo me Belerin.

Na kanë dhënë 200 mijë lekë për tre persona. Nuk me ka thënë gjë Fredi Beleri, por më ka thënë Niko Panajoti jepja votën Belerit edhe lekët ai do të mi jepte”, ka thënë një banore në zonën e Himarës.

Një tjetër banor shprehet se ju kanë premtuar nga 100 mijë lekë për votë por që deri më tani nuk ju kanë dhënë asgjë.

Jemi nga Dhërmiu na morën policia në 12 të natës, na ngriti nga krevati dhe na solli këtu. Na pyetën për votimet dhe unë I thashë se nuk e njoh atë personin. Tani na mbajtën aty dhe thonë ik, por unë nuk kam lekë. Nuk na kanë dhënë lekë na kanë premtuar Bullano dhe Beleri, na kanë thënë nga 100 mijë lekë për votë, por ne nuk pranuam”, ka thënë një tjetër qytetar.

Ndërkohë qytetarët nga zonat e Himarës që u shoqëruan dhe u morën në pyetje nga policia janë lënë të lirë.

TRENDING

Exit mobile version