Aktualitet

Shifra të frikshme në Zvicër, konfirmohen 4068 raste të reja

Rriten shifrat e të prekurve nga koronavirusi në Zvicër. Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar 4068 raste të reja që kanë rezultuar pozitive me COVID-19 në tri ditët e fundit.

Numri i testeve të kryera në 7 ditët e fundit ka qenë 12,134 teste në ditë dhe kështu është rritur për 29 për qind krahasuar me javën e mëparshme.

Mësohet se shkalla mesatare pozitive e 7 ditëve të fundit ka arritur në 9.1 për qind që do të thotë se pragu kritik prej 5 për qind është tejkaluar tashmë shumë.

Pranimet në spital kanë qenë, 40 për qind më shumë se në javën e kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version