Pinknews

Shihet një kimi tepër e … Ana dhe Atdheu duket se janë… Ja se çfarë dhurate i bëri Ana

Kur të gjithë menduam se Ana dhe Fatjoni do ishin çifti i parë i “Për’puthen” për këtë sezon, gjërat morën një rrjedhë tjetër.

Ata filluan të dilnin në takime me persona të tjerë derisa gjërat mes tyre u ftohën plotësisht për t’i dhënë duart njëri-tjetrit dhe për të vijuar secili rrugën e tij veçmas.

Ana e zëvendësoi shpejt Fationin sepse ditën e sotme pamë se takimi mes saj dhe Atdheut, konkurrentit më të ri, shkoi për mrekulli dhe mes tyre pati një kimi të shkëlqyer.

Madje, aq mirë kanë shkuar gjërat sa Ana i ka bërë një ‘dhuratë’ Atdheut, pikërisht një hudhër, për t’i mbrojtur nga syri i keq. Atdheu e ka pranuar me shumë kënaqësi, madje e ka nuhatur disa herë dhe me shaka ka thënë se mban aromë shumë të mirë.

Por, aq shumë i paska pëlqyer aroma e hudhrës Atdheut saqë nuk po i ndahet dot dhe po e mban me vete, ashtu siç e këshilloi Ana.

Ai ka ndarë së fundmi, një foto të hudhrës në Instastory, duke mos e shoqëruar me asnjë fjalë por dukshëm Ana nuk po i ikën nga mendja.

Kujtojmë se bukuroshi zeshkan i ka dhuruar Anës një CD, në të cilën ishin regjistruar rrahjet e zemrës së tij pas takimit. CD është luajtur edhe në studio e ky moment na shkriu zemrat të gjithëve.

Ana zgjodhi që edhe javës tjetër të dalë me Atdheun dhe ne mezi po presim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version