Kronike

Shisnin drogë në shkollat e Burrelit, arrestohen 2 të rinjtë! Sekuestrohet kanabis

Një tjetër rast i shpërndarjes së drogave në afërsi të shkollave është goditur nga Policia, ndërsa kësaj here bëhet fjalë për në qytetin e Burrelit. Dy të rinj janë vënë në pranga pasi ishin bashkëpunëtorë në sigurimin dhe shitjen e kanabisit te nxënësit në shkollat e Burrelit. Bëhet fjalë për Xhesildo Canameti, 24 vjeç, si edhe Erald Kolën, 31 vjeç. Ky i fundit rezulton i dënuar më parë për veprën penale ‘Falsifikimi i monedhave’. Dy të rinjtë u kapën në dy vende të ndryshme të qytetit të Burrelit, ku 24-vjeçarit, iu gjet e fshehur në mjetin e tij një sasi lënde narkotike e ndarë në qese, ndërsa 31-vjeçarit, iu gjet e fshehur brenda një ndërtese të vjetër një sasi tjetër lënde narkotike, të cilën e kishte ambalazhuar në dy kavanoza qelqi. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për  identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

TRENDING

Exit mobile version