Kronike

Shkaktoi aksident në gjendje të dehur, arrestohet 25-vjeçari

Një 25-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u përfshi në një aksident ditën e djeshme. Ngjarja ndodhi në lagjen “10 Korriku”, ku teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur ai është përfshirë në aksident dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Pjesë nga njoftimi

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin 25 vjeç, pasi ditën e djeshme, në lagjen “10 Korriku”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përfshirë në një aksident rrugor dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

TRENDING

Exit mobile version