Kronike

Shkatërrohet banda e drogës në Belgjikë, vihen në pranga 7 shqiptarë

Një bandë shqiptare është shkatërruar në Belgjikë duke rënë në pranga 7 shqiptarë dhe një gjerman. Mësohet se banda menaxhonte disa plantacione kanabisi në Limburg. Arrestimet u realizuan pas disa kontrolleve të kryera në disa shtëpi.

Pjestarët e bandës u arrestuan pasi policia kreu kontrolle të shtëpive në zona të ndryshme të qytetit, veçanërisht në Limburg. Raportohet se u eliminuan 3 plantacione aktive të rritjes së kanabisit, ndërsa u zbuluan më shumë se 1000 bimë dhe u sekuestruan 43 kilogramë kanabis.

Hetimi filloi viti e kaluar. Më pas gjatë një aksioni kontrolli në rajonin kufitar është kapur një furgon me një shqiptar në timon. Furgoni ishte i ngarkuar me plehra kimike dhe vazo duke ngjallur dyshime te hetuesit.

TRENDING

Exit mobile version