Kosova

Shkëlqimi dhe rënia e Albin Kurtit/ Opinioni i analistit të njohur

Përveçse në Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, viti 2024 do të jetë vit zgjedhor edhe në Kosovë. Në retrospektivë filozofi dhe intelektuali kosovar, Shkëlzen Maliqi, vlerëson se Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Albin Kurti, për gati 3 vjet në ekzekutiv nuk kishte strukturë, por as edhe kapacitete të mjaftueshme kadrovike për të organizuar qeverisje efikase në shumë sektorë vitalë për mirëqenien dhe zhvillimin e Kosovës. Kurti, sipas Maliqit, ndoqi politika hibride, improvizuese, shumë të dëmshme për ekonominë dhe politikën e jashtme, në dialogun me Serbinë, pa rezultate në sektorin e shërbimeve publike si në arsim, shëndetësi. Përveçse dështimit në qeverisje, publicisti Maliqi, konsideron se Qeveria e Kosovës, me votën popullore më të madhe ndonjëherë që nga pas lufta, zbuloi vende të pashkelura më parë, duke u konfrontuar me fuqitë aleate, politikë e cila rezultojë me masa ndëshkuese ndaj vendit. Ndonëse me vonësë dhe pasoja, Maliqi potencoi, se Kurti gjatë rrugës u bind se Kosova s’mund të ecë përpara pa bashkërenditje me BE-në dhe SHBA-të. “Qeveria e Kurtit u krijua si qeveri populiste e përkrahur nga një shumicë e madhe, e votuan mbi 50 për qind të elektoratit, por kjo shumicë ishte pjellë e një mobilizimi negativ, si votë kundër pushtetit të vjetër, dhe jo për program të qartë këndjellës. Albin Kurti ndoqi politika hibride, improvizuese, shumë të dëmshme për ekonominë, politikën e jashtme, në dialogun me Serbinë, pa rezultate në sektorin e shërbimeve publike si në arsim, shëndetësi. Por, si populist, shfrytëzojë disa sentimente të masave, për popullaritet dhe favore mashtruese, gjë që Kosovën e konfrontoi me fuqitë aleate dhe si pasojë qeveria u ndëshkua me sanksione, që ende nuk na janë hequr. Më në fund, me vonesë, u bind se nuk mund të ecët përpara pa bashkërenditje me BE dhe SHBA-të, u pajtua me planin franko-gjerman, u bë garantë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe që e kundërshtonte ashpër, e pranoj marrëveshjen e Ohrit, dhe pati fat që ndodhi sulmi terrorist në Banjskë, ku u pa vlera e aleancës më NATO-n dhe sa jemi aktualisht sovran si shtet, nëse veprojmë me kokën tone” – theksoi Maliqi, sipas te cilit, në momentin që do aprovohet draft-statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe më pastaj do të fillojë pa vonesa shtesë zbatimi i Marrëveshjes së Brukseli/Ohrit, derivat i propozimit franko-gjerman, problemi i Veriut të Kosovës, do të kalojë në një fazë tjetër më premtues dhe më të sqaruar. Megjithatë situata nuk është aq bardh e zi, pasi sipas Maliqit, për bllokimin e rrugës drejtë progresit do të punojnë forcat obstruktive me qëllim prishjen e planit.

TRENDING

Exit mobile version