10/06/2021 , 16:27

Shkencëtarët mblidhen për Vjosën/ 30 studiues nga Austria, Italia dhe Shqipëria: Lumi rrjedh i lirë

Grupi i shkencëtarëve për Vjosën ka mbajtur në Tepelenë një tryezë konkluzionesh sa i përket kërkimeve të kryera në luginën e lumit të fundit që rrjedh i lirë në Europë.

30 shkencëtarë nga Austria, Italia dhe Shqipëria i kanë nisur studimet e tyre 7 vite më parë me qëllim mbështetjen me fakte dhe prova të kërkesës tashmë edhe ndërkombëtare për ta kthyer luginën e Vjosës dhe habitatin e saj në një Park Kombëtar, si një prej ekosistemeve lumore më të rrallë në Evropë.“Jam i lumtur të them se me këtë iniciativë të ndërrmarë pak vite më parë ne kemi qenë të suksesshëm për të ndaluar dëmin e menjëhershëm të digave të centralëve elektrikë në Poçem dhe Kalivaç. Sigurisht që rreziku është shumë afër por për momentin e kemi stopuar disi”, thotë profesori, Fritz Schiemer.

Lumi i Vjosës së bashku me degët e saj është nën kërcënimin konstant të kontratave shumë afatgjata të hidrocentraleve. Gjithë baseni është një sistem. Nuk ka kuptim të mbrohet vetëm rrjedha kryesore e Vjosës por edhe degët e saj si pjesë e një sistemi të vetëm”, shpjegon avokati, Dorian Matlia.

Lumenjtë tanë prej 100-120 vjetësh janë tërësisht të kanalizuar kështu që ne i kemi humbur këto lloje të bimësisë, ishujt e zallit që krijon rrjedha dhe habitatin shumë të pasur që rrethon lumin. Ky është një laborator natyror për të gjithë ne”.

Gjykata Administrative e Tiranës disa ditë më parë ka hedhur poshtë si thelbësisht të pabazuar padinë e ngritur prej HEC-it Kalivaç kundër Deklaratës Mjedisore negative lëshuar nga Ministria e Mjedisit vitin e kaluar. Për të kundërshtuar këtë padi u mblodhën prova nga disa organizata kombëtare dhe ndërkombëtare si EuroNatur, Riverwatch dhe EcoAlbania si dhe 39 anëtarë të komunitetit lokal të prekur nga projekti i Kalivaçit.

Prej dy vitesh në Tepelenë operon Qendra Kërkimore e Vjosës e cila po bashkon përpjekjet e ekspertëve dhe shkencëtarëve për të shpëtuar lumit e fundit të egër të Europës.TopChaneel/

Related Posts

Kategorite

BIoscalin