Kronike

Shkodra ‘mbytet’ nga plehra, qytetarët të shqetësuar

Shkodra prej disa ditësh është “mbytur” nga plehrat. Qytetarët shprehen të shqetësuar për këtë situatë të paprecedentë që po ndodh në qytetin verior të vendit.

 

Kudo në rrugë shihen kazanët e mbeturinave të tejmbushur ndërsa qytetarët duke mos pasur që ku t’i çojnë i kanë hedhur përreth koshave.

 

Prej ditësh bashkia nuk po i mbledh me mbeturinat, ndërsa ende nuk dihet shkaku se pse nuk po ndodh grumbullimi. Situata alarmante vjen në një kohë ku Shkodra vizitohet nga mijëra turistë të huaj dhe vendas.

     

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version