Kronike

Shkoi për Krishtlindjet në Korçë, adoleshenti rrëzohet nga tarraca e pallatit, ndërron jetë

Një 18 vjeçar dyshohet se është vethedhur nga kati i 8-të i një pallati në lagjen nr. 17 të qytetit të Korçës. Sipas informacioneve nga policia 18 vjeçari është nga qyteti i Durrësit, por në Korçë ka qenë i shoqëruar nga një grup shokësh dhe kishin marrë një dhomë me qira ditore për të festuar Krishtlindjen në Korçë. Sipas policisë, nën efektin e alkoolit, 18 vjeçari me iniciale G.M, dyshohet se është vet hedhur nga kati i 8 i pallatit rreth orës 3 të mëngjesit.

Më datë 25.12.2023, rreth orës 03:50, në lagjen nr. 17, Korçë, në trotuar, është gjetur i pajetë shtetasi G. M., 18 vjeç, banues në Durrës.

Nga hetimet e para dyshohet se ky shtetas nën efektin e pijeve alkoolike, mund të jetë vetëhedhur nga tarraca e një pallati, në të cilin 18-vjeçari së bashku me disa shokë të tjerë kishin marrë me qira ditore, një hyrje apartamenti në katin e tetë (të fundit) të tij.

Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit Korçë, për të kryer veprimet mjeko-ligjore.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar të gjithë personat që u gjetën në ambientin të cilin e kishin marrë me qira dhe vijon intervistimi tyre për sqarimin e plotë të rrethanave dhe mekanizmit të ngjarjes së rëndë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.’- njofton policia.

Lajmi i perditesuar

Policia ka dhënë detaje nga ngjarja e rëndë në Korçë, ku ndërroi jetë një 18-vjeçar, pasi u hodh nga kati i 9 i pallatit.

Bëhet fjalë për të riun me iniciale G. M., me banim në Durrës. I riu nga Durrësi kishte shkuar në Korçë me shoqërinë për të festuar, por pasi kanë pirë alkool, kanë dalë në tarracë.

Dyshohet se ai është vetëhedhur nga tarraca dhe si rrjedhojë ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë u gjet në trotuar rreth orës 03:50.

“Më datë 25.12.2023, rreth orës 03:50, në lagjen nr. 17, Korçë, në trotuar, është gjetur i pajetë shtetasi G. M., 18 vjeç, banues në Durrës. Nga hetimet e para dyshohet se ky shtetas nën efektin e pijeve alkoolike, mund të jetë vetëhedhur nga tarraca e një pallati, në të cilin 18-vjeçari së bashku me disa shokë të tjerë kishin marrë me qera ditore, një hyrje apartamenti në katin e tetë (të fundit) të tij.

Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit Korçë, për të kryer veprimet mjeko-ligjore.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar të gjithë personat që u gjetën në ambientin të cilin e kishin marrë me qera dhe vijon intervistimi i tyre për sqarimin e plotë të rrethanave dhe mekanizmit të ngjarjes së rëndë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes”, njofton policia.

TRENDING

Exit mobile version