NTV
No Result
View All Result
18/02/2021 , 7:47
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
18/02/2021 , 7:47
NTV
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Shkoi si i dyshuar për COVID-19, pas vdekjes në spital në Spanjë, trupi i shqiptarit sillet pa zemër në Tiranë. Prokuroria bën lëvizjen e menjëhershme. Çfarë u zbulua në gjakun e 33-vjeçarit?

by Kasaj
03/02/2021 , 15:01
Shkoi si i dyshuar për COVID-19, pas vdekjes në spital në Spanjë, trupi i shqiptarit sillet pa zemër në Tiranë. Prokuroria bën lëvizjen e menjëhershme. Çfarë u zbulua në gjakun e 33-vjeçarit?
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim për vdekjen e 34-vjeçarit Saimir Sula vitin e kaluar në Spanjë, teksa trupi i tij është sjellë në Shqipëri pa zemër, fakt që është zbuluar pas dyshimeve të motrës dhe kërkesës së saj për ekzaminim mjeko-ligjor në Tiranë.

Sipas dosjes më 9 tetor Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Shitblerja e paligjshme e organeve”.

Më 27 maj të vitit të kaluar Salla Operative në Tiranë ka njoftuar për kryerjen e veprimeve pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë për kufomën e të ndjerit, shtetasit Saimir Sula me kërkesë të motrës së viktimës. Nga veprimet hetimore të kryera është bërë këqyrja e kufomës, si dhe është përpiluar vendimi për kryerjen e ekspertimit mjeko-ligjor të kufomës.

Nga deklarimet e familjarëve, mësohet se Saimir Sula ka qenë i shtruar në spitalin ‘Hospital Del Mar’ në Barcelonë, Spanjë ku edhe ka ndërruar jetë. Sula kishte shkuar në spital pas dyshimeve për COVID-19, por megjithëse kishte rezultuar negativ e kishin shtruar, ndërkohë që thuhet se kishte qenë dhe përdorues i lëndëve narkotike.

Në dosje sqarohet se Saimiri vuante nga probleme mendore pasi kishte halucinacione dhe një mjeke psikiatre i shkonte një ditë po dhe një ditë jo në shtëpi. Nga këqyrja e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime në trup përveç prerjeve autoptike dhe ndryshimeve pas vdekjes.

Ndërkohë nga këqyrja e brendshme e organeve dhe të dhënave mikroskopi nga mjeko-ligjorët është konstatuar bronkopneumoni sero-deskuamative, aderanca pelurale në anën e djathtë të gjoksit, hepatit kronik persistent, autolizë e organeve, mungesë e zemrës.

Mjeko-ligjorët shprehen se “në mungesë të ekzaminimit të zemrës, i cili është një organ jetik dhe i rëndësishëm nuk mund të përcaktojmë shkakun e vdekjes së viktimës me saktësi shkencore”.

Po kështu thuhet se në gjakun e viktimës nuk u zbuluan metabolite të medikamentit haloperidol.

Nisur nga këto prova, prokuroria thotë se ndodhemi përpara veprës penale “shitblerja e paligjshme e organeve” dhe se për të grumbulluar të dhëna të nevojshme lidhur me përcaktimin e faktit dhe rrethanave të kryerjes së veprës penale dhe identifikimit të autorëve të veprës penale është e domosdoshme kryerja e veprimeve të tjera hetimore.

Shkoi si i dyshuar për COVID-19, pas vdekjes në spital në

Related Posts

Ambasadori i Turqisë viziton spitalin në Fier: Punimet kanë ecur me ritme të shpejta
Aktualitet

Ambasadori i Turqisë viziton spitalin në Fier: Punimet kanë ecur me ritme të shpejta

17/02/2021 , 21:40
Numër i lartë viktimash nga COVID-19/ MSH: 1075 raste të reja dhe 18 humbje jetë në 24 orët e fundit
Aktualitet

Numër i lartë viktimash nga COVID-19/ MSH: 1075 raste të reja dhe 18 humbje jetë në 24 orët e fundit

17/02/2021 , 21:36
“Newborn” vishet ndryshe për 13-vjetorin e Pavarësisë, ky është mesazhi që fshihet pas monumentit
Aktualitet

“Newborn” vishet ndryshe për 13-vjetorin e Pavarësisë, ky është mesazhi që fshihet pas monumentit

17/02/2021 , 19:30

Recent Posts

  • Ambasadori i Turqisë viziton spitalin në Fier: Punimet kanë ecur me ritme të shpejta
  • Numër i lartë viktimash nga COVID-19/ MSH: 1075 raste të reja dhe 18 humbje jetë në 24 orët e fundit
  • Eksportet, 1 mld lekë më shumë/ Janari i vitit 2021 ishte më i mirë se janari i vitit 2020
  • Aksident me një të plagosur në Shëngjin, dy makina përfundojnë në kanal pas përplasjes(VIDEO)
  • “Ashtu siç u bë realitet rindërtimi i shtëpive, shkollave…” Rama: Vaksinimi i krejt popullit do të bëhet më shpejt se sa shumëkush mund ta mendojë

Kategorite

  • Aktualitet (1,833)
  • Bota (1,824)
  • DOSSIER (13)
  • Ekonomi (230)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (114)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (285)
  • Kronike (598)
  • kryesore (1)
  • Kulture (55)
  • LAJMI I FUNDIT (95)
  • Lifestyle (593)
  • MEMORIE (26)
  • Moti (112)
  • OPINION (40)
  • Pinknews (1,126)
  • Politike (731)
  • Rajon (164)
  • REAGIM (110)
  • Shendeti (411)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (72)
  • Sport (367)
  • Videonews (349)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!